Fitim Latifi sfidon titullin e Gadishullit Baltik këtë fundjavë
1 min readBoksieri ynë perspektiv Fitim Latifi këtë fundjavë do të sfidon titullin e Gadishullit Ballkanik kundër finlandezit Kai Kauramaki. Kjo do të jetë sfida e parë për Latifin për ndonjë titull, i cili deri më tani ka shënuar 6 fitore në boksin profesionist në poaq meçe.
“Presë të fitoj titullin e parë në karrierë. Do të jetë një kundërshtar me shumë përvojë i cili ka plot 36 meçe profesioniste, por unë jam i gatshëm të fitoj këtë titull” theksoi Latifi për Kosova Boxing.
Latifi pas këtij meçi ka përcaktuar një përballje tjetër, ku me 30 nëntor do të boksoj për titullin e Finlandës, kundër Timo Laine i cili ka 8 fitore dhe dy humbje. Shpresojmë që Latifi do të përmbyll vitin me dy tituj të fituar, gjë që do të ishte sukses i jashtzakonshëm për një boksier që sa po ka filluar karrierën e boksierit profesionist.
Kosovaboxing.org
13 Shtator 2013