Analizë: Mayweather favorit, Canelo premton befasi
2 min readShkuan:Rexhep Hasani
Prishtinë, 12 shtator 2013- I erdhi koha dueli të shumëpritur të dy kampionëve të boksit profesionist amerikanit të pamposhtur Floyd “Money” Mayweather dhe meksikanit njërit ndër boksierët më të mirë të viteve të fundit Saul “Canelo”Alvarez. Kjo sfidë që do të zhvillohet të shtunën në “MGM Grand” në Las Vegas të SHBA-së, që është i vlefshim për titullin e kampionit të botës në versionin WBC dhe WBA në kategorinë gjysmë të mesme.
Tashmë të gjitha përgatitjet tashmë kryer, taktikat e dy gjigantëve të ringut botëror janë hartuar, edhe deklarimet e tyre kanë marrë jehonin gjithandej botës, ndërkohë që kërshëria e adhuruesve të këtij sporti fisnik, ka arritur kulmin, po pritet vetëm të nisë kryqëzimi i dorezave.
Andaj sapo ofrohen orët, minutat, sekondat e duelit e vetmja mëdyshja mbetet kush do të ngadhënjej, kush do të hapë një faqe të re në historinë e boksit profesionist. Bazuar në përvojën, bilancin marramendës të fitoreve të boksierit amerikan Mayweather, ai me të drejtë është favorit madje të tilla janë edhe deklaratat në prag të kësaj sfide. Megjithatë, se kush do të del ngadhënjye është shumë vështirë të parashikohet para kohe, sepse në sfida të tilla gjithçka është e hapur, gjithçka është e mundur, pra edhe befasitë janë pjesë e kësaj ngjarje të tillë kulmore.
Andaj a do të jetë përcaktuese përvoja, potenciali i jashtëzakonshëm i veteranit 36 vjeçar Mayweather, apo këtë natë do të jemi dëshmitar të një moment të ri në boksin profesionist, kjo mbetet të shohet.
Edhe boksieri meksikan “Canelo”Alvarez, i njohur si boksier sypatrembur, energji, luftarak por edhe pa respekt të tepruar ndaj kundërshtarit,po premton se është i gatshëm për një paraqitje të paharrueshme, e pse jo edhe për fitore.
Por, a do të jetë pengesë pikërisht mosha e re e meksikanit Canelo (23), apo ky fakt mbase do të mund të jetë faktor përcaktues për epilogun e kësaj lufte.
Amerikani 36 vjeçar Mayweather, deri më tani ka zhvilluar 44-meçe profesioniste, duke dalë ngadhënjyes në të gjitha duelet, ndërsa kundërshtari i tij Canelo ka zhvilluar 43 meçe, 42 fitore (30 KO) dhe një barazim.