RTK

RTKLive
4 Tetor, 2024

Meçi i vitit arriti në Las Vegas

5 min read

canelo v mayweather 4Kush do të jetë fituesi i 14 shtatorit, ndërmjet Floyd Mayweather dhe Saul Canelo Alvarez? Kosova Boxing ju sjell mendimet e njerëzëve më të ditur të globit të boksit botëror duke iu transmetuar mendimet e tyre për këtë meç.

Kanë mbetur edhe 36-orë të duelit të shumë pritur ndërmjet Floyd Mayweather dhe Saul Canelo Alvarez, ndërsa ethet e këtij super dueli ndihen edhe tek ne. Meçi i cili do të zhvillohet në MGM Grand në Las Vegas pritet të jetë meçi që deri më tani më së shumti që do të shesë të drejta televizive në Pay-Per-View, me pagesë.

Ky duel poashtu pritet të jetë meçi më interesant në vitet e fundit, ndërsa Kosova Boxing këtë herë ju sjellë disa mendime nga njerzit e afërt e të dy boksierëve, analistët më të mëdhenjë botëror dhe ekspertëve botëror poashtu.

Do të fillojmë nga menaxheri dhe promoteri i Canelo-s, Oscar De La Hoya: “Ai në nuk është 25-vjeçar dhe as 30-vjeçar. Ai është plot 37-vjeç dhe do të ndalet nga boksieri im, më në fund ai do të pësoj humbje” theksoi De La Hoya për TV SHOW TIME.

Ndërsa më pas Mayweather iu kundërpërgjigjë De La Hoyes: “Ai është xheloz në mua. Ai më sfidoi me Ricky Hatton për të më fituar dhe humbi. Pastaj Marquez, edhe ai humbi nga unë. Shane Mosley, edhe ai humbi nga unë. Ortiz poashtu humbi nga unë, dhe Guerrero poashtu humbi nga unë. Ai tashmë po më sfidon me Canelo-n dhe ky do pëson nga unë” tha Mayweather për TV SHOW TIME.

Kosova Boxing në bashkëpunim me shumë ekspertë botëror, arriti që të kontaktojë drejtpërdrejt analistin dhe komentatorin e njohur të televizionit FOX Sport dhe programit të tij të boksit “FiGHR NOW TV”, James Smith. Ai nuk hezitoi dhe u deklaruar për Kosova Boxing: “Suksesi i këtij dueli do të jetë Oscar De La Hoya, i cili gjashtë vite më parë humbi nga Mayweather. Ai ishte shumë afër për ta fituar Mayweatherin, por nuk arriti. Ai nuk arriti të mposhtë Mayweatherin për pak, dhe tani ai i ka treguar se ku ka dështuar dhe atë do ta shfrytëzoj me Canelon që kanë punuar shumë për ta ndalur Mayweatherin” theksoi Smith për Kosova Boxing.

Keith Idec i cili shkruan për të përditshmen “New Jersy Records” thekson në gazetën e tij: “Mayweather duhet të largohet nga litarët ku Canelo din të boksoj mirë nga afër. Ai duhet të lejoj Canelon të lëvizë dhe aty të poentoj ndaj tij. Të shfrytëzoj shpejtësinë e tij, ndërsa Canelo duhet të shfrytëzoj fizikusin e fortë të tij dhe të mundohet ta godet sa më shumë në trup, që do rezultonin fitoren e tij. Por, mendimi im personal është, Mayweather fiton me UD – vendim unanim.

Marcos Villegas i cili është analist i TV Fight HUB thekson: “Maywethaer duhet që sikur në meçet e më parshme të jetë vetëvetja. Nuk duhet të kërkoj të jap goditje të forta, por precize dhe të punoj me menquri dhe ky do të jetë suksesi i tij. Ndërsa Canelo duhet që me direkt të kërkoj luftën ndaj Mayweather, dhe të kërkoj agresivitetin për ta dërguar Mayweatherin në kënde të ringut. Unë mendoj se Canelo do të fitoj me UD – vendim unanim.

Billy Calogero i cili është gazetar dhe Radio spiker i TV Fight Now thekson: “Ndryshe nga kolegët e mij të cilët të gjithë fillojnë nga Mayweather, unë do të fillojë nga Canelo. Unë mendoj se Canelo do të duhej të përdorë forcën e tiju dhe të punoj në trup të tij. Kjo do të zvogëlonte shpejtësinë e Mayweather më pastaj në raundet në vazhdim. Duhet poashtu të shfrytëzoj koncetrimin dhe shikimin gjatë gjithë takimit dhe energjinë të dij si ta shfrytëzoj. Ndërsa Mayweather duhet si gjithmonë të shfrytëzoj specialitetin e tij “Counter-Punch” apo kundër goditjen, shpejtësin e tij. Mendimi im personal është, Mayweather fiton me UD – vendim unanim.

Michael Woods i cili është redaktor i TheSweetScene.com thekson: “Mendoj se Mayweather duhet të bëjë atë që ka bërë në duelin e fundit me Robert Guerrero ku me saktësi ka fituar thuajse çdo raund. Ndërsa Canelo nëse dëshironë të fitoj duhet të gjejë ndonjë raund të jap goditjen e tij shkatëruese “Fire-Punch”, që do ta bënte atë fitues, por mendoj se edhe më tutje Mayweather do të jetë më i miri “THE ONE”. Mayweather fiton me UD – vendim unanim.

Ron Borges i cili shkruan për të përditshmen Boston HERALD thekson: “Canelo duhet të dijë të merret me hapin e duelit, të merret me hapin e shpejtësisë, të merret me mbrojtjen e fortë që të japin fitues atë. Ndërsa Mayweather duhet të menaxhojë vetën kundër një boksieri të ri i cili ka energji të madhe. Ai duhet që Canelon të dij të mbajë atë në mes të ringut. Mendimi im personal është, Mayweather fiton ndaj Canelos.

Steve Kim i cili është kolumnisti kryesor i MaxBoxing.com thekson: “Canelo duhet ta befasojë që në fillim Mayweatherin, dhe mos të lejoj që dueli të shkoj në shumë raunde. Sulmet e tij që në fillim të raundeve të para mund të jenë vendimtare. Ndërsa Mayweather kësaj radhe duhet të dij të parandalojë, nëse arrinë do të jetë fitues. Mendoj se ky duel do të jetë i paparashikueshëm dhe fituesi nuk do të dihet”.

Al Bernstein, “HALL OF FAME” komentator thekson: “Nëse Canelo do të mundet ta godas në trup dhe të dërgoj Mayweatherin në litar dhe kënde duke qenë sulmuesi agresiv. Ndërsa Mayweather duhet të kërkoj luftën e tij në duart e tij të shpejta dhe ky do të jetë triumfi i tij. Nuk mund të parashikoj këtë meç, por mendoj se dueli do të shkoj në të gjitha raundet dhe fituesi do të jetë ai që do të dij të shfrytëzoj tiparet e tij”

Kosovaboxing.org
12 Shtator 2013

 

 

 

 

 

 

2 thoughts on “Meçi i vitit arriti në Las Vegas

  1. I believe this Fight is not Only going to Prove that Canelo Alvarez as the Young fighter that he is, He is going to Leave his Mark and Make History on this day when he fights MAYWEATHER!, I respect Mayweather As being one of the greatest boxers and Training hard like he does But!!!, CANELO ALVAREZ FIGHTS LIKE HE BELONGS IN THE RING!! MARK MY WORDS HISTORY WILL BE MADE IN THE WORLD.OF BOXING!!………
    ~CoCo~ A MEXICAN FEMALES VOICE OF OPINION FROM SAN DIEGO

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.