Prezantim i suksesshëm i boksierëve shqiptarë në Bujanoc
2 min readNë duelin profesionist në kategorinë gjysmë të rëndë boksieri vendor Shefat Isufi mposhti Nersad Maliçeviq me ndërprerje në raundin tretë
Përgatiti: Rexhep Hasani
Bujanoc, 16 mars 2013 – Klubi i boksit Tërnoci, në saje të punës së trajnerit dhe punëtorit të palodhshëm sportiv Ridvan Imeri, të shtunën në Bujanoc organizoi me shumë sukses turneu njëditorë të boksit’’Tërnoci 2013’’, ku u zhvilluan pesë duele amatore dhe profesionist. Pa mëdyshje se kërshërinë më të madhe e zgjoi dueli profesionist ndërmjet boksierit vendor Shefat Isufi i cili përballë e kishte Nersad Maliçeviq boksier serbë me përvojë i cili vepron në çeki. Pas një paraqitje spektakorale, në saje të një luftës shumë të rreptë dhe mbizotërimi të plotë të Isufit, në fillim të rundit të tretë ai e detyroi kundërshtarin e tij Maliçeviq ta dorëzoj këtë luftë të pabarabartë. Për Shefat Isufin, kjo ishte fitorja e 12 nga 14 duelet e deritanishme të tij në boksin profesionist. Kupës fituese Shefat Isufit ia dorëzoi Mehmet Bogujevci. Ndërkohë që në pesë duelet tjera amatore, paraqitje të shkëlqyeshme pati veçmas i riu Tërnocas, Flakrim Imeri, i cili boksi në peshën 69 kilogram, ia jo vetëm se doli fitues por doli të shpalos gjithë talentin e tij përball Aleksandar Maniq. Fitore bindëse shënoi edhe Muhamet Zairi ndaj Dushan Mitroviq . Ndërkohë që fitoren më të efektshme e shënoi Arbër Imeri i cili ende pa përfunduar raundi i parë e detyroi kundërshtarin e tij Stefan Simiq që ta dorëzohej këtë duel. Ndërsa në ballafaqimin midis Strahinja Dimitrijeviq dhe Kristijan Rexhepoviq, fitore shënoi Dimitrijeviq.
Kështu boksierit e KB Tërnoci, jo vetëm se i kënaqën mbi 500 shikuesit e pranishëm në palestrën sportive në Bujanoc, por dëshmuan për punën e palodhshme që çpo e bëjnë me trajnerin e tyre Ridnavn Imeri, ndërsa për boksierët e këtij klubi nga Kosova Lindore, kjo ishte një mundësi e mirë për t’i shpalosur cilësitë e tyre. Në këtë turne, drejtësinë e ndau edhe gjyqtari ynë ndërkombëtar Latif Demolli.