RTK

RTKLive
9 Tetor, 2024

Disarjot Gashi kundër Valentin Stoychev me 23 Mars në Pejë

2 min read

Me 23 Mars në qytetin e Pejës do të mbahet turneu i boksit për heronjët e Dukagjinit

Disarjot GashiPrishtinë, 18 Mars 2013 – Boksieri ynë perspektiv Disarjot Gashi do të zhvilloj duelin e radhës në qytetin e lindjes në Pejë ku përballë do të ketë boksierin nga Bullgaria, Valentin Stoychev. Meçi do të zhvillohet me 23 Mars në palestrën “Karragaçi” në Pejë.

“Është kënaqësi e imja që pas shumë vitesh do të boksoj para bashkëqytetarëve të mi. Shpresoj të paraqitem sa më mirë para publikut tim” theksoi Gashi.

Pas këtij dueli Gashi pritet që me 25 Maj të zhvillojë një duel tjetër në Bad Ragaz të Zvicrës ku do të sfidon një boksier me kualitet të lartë. “Kam për synim t`i zhvilloj dy-tre duele para vitit të ri që të ngritem në ranglistë botërore. Në muajin Maj synoj një boksier të madh, ndërsa ka fundi i vitit shpresoj të më ipet një rast për një titull të vlefshëm” tha Gashi për Kosova Boxing.

Për karrierën e boksierit tonë që nga debutimi në boksin profesionist e gjerë më tani është duke u përkujdesur legjenda e boksit tonë, Muharrem Gjocaj i cili është trainer dhe menaxher i Gashit. Ai nuk fshehë synimet për të ardhmen për Gashin. “Kam besim të madh te Disarjoti. Ai ka të gjitha kualitetet për tu stolisur me titullin e kampionit. Këtë vit do ti bëjme disa meçe ku me siguri do të shfrytëzojmë rastin të sfidojmë një titull të kampionit evropian apo internacional” theksoi Gjocaj për Kosova Boxing.

Gashi deri më tash ka zhvilluar 14 meçe profesioniste dhe ka bilanc të mirë prej 11 fitore (7 KO), 2 humbje dhe 1 barazim. Ndërsa bullgari Stoychev ka gjithësej 17 meçe profesioniste me bilanc prej 4 fitore (3 KO), 11 humbje dhe 2 barazime.

E gjithë kjo ngjarje që do të zhvillohet me 23 Mars në Pejë ku ka disa meritor, por punën më të madhe e ka bërë ish-boksieri i sukseshëm i Pejës, Usama Zeqiri. Ai thekson për Kosova Boxing: “Jemi munduar që ti nderojmë heronjët e Dukagjinit nepërmjet këtij turneu. Gjithçka është gati për të shtunën, ku do të zhvillohet tetë meçe amatore dhe ëmbëlsira do të jetë në fund me meçin profesionist ku Disarjot Gashi do ti kthej emocionet e dikurshme në qytetin e Pejës” tha Zeqiri.

Meçi Disarjot Gashi dhe Valentin Stoychev do të jetë meçi kryesor në ngjarjen për turneun që i kushtohet dëshmorëve të Dukagjinit. Në parameç do të zhvillohen tetë meçe amatore. Organizator i këtij turneu është klubi i boksit Peja me promoter Usama Zeqirin. Matchmaker i duelit profesionist është Artan Vërbica ndërsa meçi do të mbikqyrët nga Federata e boksit profesionist të Kosovës.

Kosovaboxing.org
18 Mars 2013

1 thought on “Disarjot Gashi kundër Valentin Stoychev me 23 Mars në Pejë

  1. Disarjot te uroj sukses kesaj radhe qe te jesh me i mir ne radhen e kategoris tende,mbaz percjelljes se meqeve tua ksaj radhe shpresoj te arrish edhe nje fitore me radh suksese sportive mergim Gjoci

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.