RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Nasi Hanit iu deshtën vetëm dy raunde për hungarezin Bajzath

1 min read

Nasi HaniBern, Zvicër, 16 Mars 2013 – Nasi Hani ka bërë një rikthim të madh sonte ku në kryeqytetin zvicëran arriti të mposht hungarezin Tamas Bajzath me ndërprerje në raundin e dytë.

Hani, 7-0 (4 KO) arriti që në raundin e parë të lexon kundërshtarin, por në të dytën dy herë e hedhi në dysheme deri sa gjyqëtari ndërhyri duke e ndal luftën e pabarabartë. Për hungarezin Bajzath kjo ishte humbja e pestë në karrierë.

“Isha mjaft i motivuar, dhe arrita të dëshmojë cilësinë dhe fuqinë time. Ishte një fitore dhe rikthim i dashur për mua këtu në Zvicër” theksoi Hani për Kosova Boxing.

Duelin e radhës Hani do të zhvillon sërish në Zvicër me 1 Prill në qytetin Thun, ku do të synon fitoren e tetë. “Do të paraqitem me 1 Prill në qytetin Thun. Mund të jetë një kundërshtar nga Bullgaria, por kjo do të mësohet gjatë kësaj jave” tha në fund Hani.

Artan Vërbica
16 Mars 2013

 

1 thought on “Nasi Hanit iu deshtën vetëm dy raunde për hungarezin Bajzath

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.