RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Kolaj mposht çekun Velecky me vendim unanim pas 6 raundeve

1 min read

orial kolaj 22Romë, Itali, 15 Mars 2013 – Orial Kolaj ka mposhtur çekun Jindrich Velecky me vendim unanim pas 6 raundeve. Kolaj i cili dorëzoi titullin EBU pasi nuk pranoi të mbrojë titullin në Poloni, nuk u ndal dhe arriti një fitore tjetër në Itali.

Çeku Jindrich Velecky për herë të tretë mposhtet nga shqiptarët, pasi që më parë e kishin mposhtur edhe Vigan Mustafa dhe Haxhi Krasniqi.

Kolaj ka përparuar bilancin e tij në boksin profesionist ku tani ka 11 fitore (7 KO) dhe 5 humbje.

Kosovaboxing.org
16 Mars 2013

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.