RTK

RTKLive
28 Prill, 2024

Premiera “Being Azem” me 6 Gusht në kinemanë ABC në Prishtinë

1 min read

Premiera e filmi dokumentar i jetës së kampionit tonë të shumëfisht botëror, Azem Maksutaj do të jipet të premten më 6 Gusht nga ora 20:00 në kinemanë ABC në Prishtinë. Filmi “Being Azem” (Të jesh Azem) i kushtohet kampionit të shumëfisht të botës në kick-box, Azem Maksutaj. I kushtohet jetës dhe karrierës së tij sportive. Ky film fokuson një tematikë mjaft aktuale që lidhet me sukseset e një shqiptari nga Kosova, i cili mungesën e shtetit të tij, u mundua ta kompensojë në një shtet tjetër, që me aq ngrohtësi e priti dhe e shkolloi, siç është Zvicra. Maksutaj, në këtë film, nuk përfaqëson vetëm vetveten, por një plejadë të tërë shqiptarësh, të cilët sakrifikuan gjithçka nga vetvetja, vetëm e vetëm të nxjerrin në spikamë vlerat më kulmore të kombit shqiptar.

Filmi “Being Azem” (Të jesh Azem) ka kushtuar mbi 2 milionë euro dhe aktualisht është duke u shfaqur nëpër kinematë e Zvicrës. Vlerësohet se këtë film deri më tani e kanë shikuar më shumë se 30 mijë shikues. Filmi është një produksion i kompanisë “Production” dhe televizionit publik zviceran SF1, kurse gjatësia e tij është 86 minuta. Kosovaboxing.org do të jetë prezente në këtë mbrëmje dhe do t`ju sjellim detajet më interesante të këtij evinimenti filmik.

Kosovaboxing.org
3 Gusht 2010

2 thoughts on “Premiera “Being Azem” me 6 Gusht në kinemanë ABC në Prishtinë

  1. Eshte kerkese per te gjithe shqiptaret qe te tregojne mbeshtetje dhe respekt per legjenden e ketij sporti, Azem Maksutaj i cili per vite me rradhe ngriti lart flamurin tone kombetar, nderoi Kosoven dhe Shqiperine.
    Me pjesmarrjen tuaj ne kinemate ku shfaqet ky film jepni kontributin dhe respektin tuaj!

  2. Eshte nje film dokumentar per nje kosovar qe eshte aq i ri dhe qe me kikboks arrin deri ne kulmin e tij. fatkeqesishte nuk ekan shikue shume shikues kete film, nuk di pse, edhe pse dy jave rreshte televiozonet i paten dhene jehone te madhe ketij filmi dokumentar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.