RTK

RTKLive
29 Prill, 2024

Shfaqet filmi dokumentar mbi legjendën e kick-boxit shqiptar Azem Maksutaj

2 min read

Kinemaja ABC, Prishtinë, 6 Gusht 2010 – Në  kinemanë “ABC” në Prishtinë u bë prezantimi i filmit “Being Azem”, që protagonist ishte kampioni i shumëfisht botëror, Azem Maksutaj. Ky film dokumentar i metrazhit të gjatë, 82 minuta, me regji të Tomislav Mestroviç dhe Nicolo Setigranna u shfaq në prani të një numri të konsiderueshëm përfaqësuesish të medieve dhe adhuruesve të filmit. Sukeseset e Azem Maksutaj kanë bërë për Kosovën dhe shtetin e Zvicrës të financojë në një projekt të këtillë filmik. Azem Maksutaj i ka përpara momentet  më të rëndësishme të jetës së tij. Me pamje shumë tragjike, tensioni dhe gëzimi, ky film është rrëfimi për një djalosh që vjen nga fshati Isniq i Deqanit dhe të ngjitet shumë shpejt në majat e sportit zviceran dhe bëhet boksieri më i suksesshëm i taiboksit. Ai bëhet krenaria e kombit shqiptar. Tashmë figura e Azem Maksutaj është shëndruar në legjendë e kick-boxit shqiptar.

Filmi dokumentar, për pos sukseset në ring, përqendrohet edhe në dhimbjen fizike e shpirtërore që i është dashur të kalojë ky kampion i shumëfishtë për të realizuar synimet e tij. Nuk është e rastit, që gjatë gjithë kohëzgjatjes së filmit, shoqërues të Azemit janë bashkëshortja e tij Njomza, vëllai Bekimi dhe bashkatdhetarë të tij adhurues të Azemit si kampion dhe si njeri. Pamjet ku Azem Maksutaj paraqitet bashkë me mësuesin e tij të parë të edukatës fizike në shkollën e fshatit të tij të lindjes, Isniq. Pas përfundimit të filmit, për mysafirë që kishin ardhur për të parë këtë primierë dhe sportistin Azem Maksutaj u dha një koktej dhe u bisedua për këtë film që i kushtohet një sportisti të madh shqiptar. Ai afirmoi vlerat kudo në botë dhe i solli edhe një nam vendit të Zvicres ku edhe e zhvilloi karrieren sportive, që tashti është tërhequr nga ky sport dhe punën me shkollën e tij në Winthertur të Zvicrës, mbase mund të dalin edhe kampionë tjerë sikur që ishte edhe Azem Maksutaj.

Artan Vërbica
7 Gusht 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.