Povataj dylufton kundër Mrazek sonte
1 min readFreskim Povataj do të kryqëzoj dorëzat sonte me boksierin çek Tomas Mrazek. Dueli do të zhvillohet në qytetin Ofenbah të Gjermanisë, ndërsa që dueli do të zhvillohet në 6 raunde.
Në matje zyrtare të mbajtura mbrëmë boksieri ynë doli të jetë 108 kg, ndërsa Mrazek më i rënd, 113 kg.
Povataj deri më tani ka zhvilluar 5 meçe duke shënuar 4 fitore (4 KO) dhe një barazim. Ndërsa Mrazek ka gjithsejt 66 meçe në boksin profesionist me bilanc prej 10 fitoresh (5 KO), 50 humbje dhe 6 barazime.
E falenderojmë Astrit Ademaj për informatën dhe zhvillimet, dhe poashtu për fotografitë nga matjet zyrtare.
Kosova Boxing
24 tetor 2015