Rrustemi dhe Povataj fitojnë me vendim unanim
1 min readDy boksierët tanë, Erzen Rrustemi dhe Freskim Povataj kanë shënuar fitoret e radhës. Rrustemi boksoi në Hamburg, ndërsa Povataj në Ofenbah.
Me fitoret e arritura kanë rritur ambiciet e tyre drejt marshimit dhe ngritjes në kategoritë e tyre.
Rrustemi, 10-0 (8 KO) përball kishte boksierin nga Serbia, Aleksander Todorviq 4-7-1(3 KO) të cilin e mposhti me vendim unanim pas gjashtë raundeve.
Povataj, 5-0-1 (4 KO) mposhti çekun Tomas Mrazek 10-51-6 (5 KO) me vendim unanim pas gjashtë raundeve.
Kosova Boxing ndjehet krenare me rezultatet e tyre dhe iu uron për fitoret e arritura, dhe njëkohësisht edhe shumë suksese në të ardhmen.
Kosova Boxing
24 tetor 2015