RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Kampionati Kombëtar: Lufta për titull do të vendosët ndërmjet Tiranës dhe Vllaznisë

2 min read

Dita e parë e Kampionatit Botëror


Në foto Krenar Zeneli nga klubi i boksit Flamurtari i Vlorës, duke u shpallë fitues 

Krenar ZeneliShkodër, 23 tetor 2015 – Dita e parë e Kampionatit Kombëtar në boks ka kaluar me disa duele shumë interesante. Dueli i parë ishte ai në kategorinë deri 56 kg, ku boksieri nga Tirana, Gëzim Xhameta mposhti boksierin Gëzim Jaku e Vllaznisë me rezultat bindës, 3 me 0. Dueli i dytë ishte poashtu në kategorinë deri 56 kg, ndërmjet Hamdi Lamaj nga Apollonia e Fierit dhe Krenar Zenelit nga Flamurtari i Vlorës. Zeneli demonstroi shkelqësi duke mposhtur bindshëm me rezultat 3 me 0. Anxhelo Markhasanaj fitoi pa luftë ndaj Pal Ndrenajn, pasi ky i fundit nuk u paraqitë. Duelin tjetër të peshës deri 64 kg, ndërmjet Elton Cenaj nga Teuta e Durrësit dhe Indrit Sokolit të Dinamos së Tiranës, e fitoi Cenaj, 3 me 0. Në kategorinë deri 69 kg, Kristian Shytani nga Vllaznia, fitoi pa luftë ndaj Stavrion Palit nga Apollonia e Fierit. Pa luftë fitoi edhe Marjan Vashja nga Vllaznia në kategorinë deri 75 kg. Kundërshtari Ermal Pasha nga Apollonia e Fierit nuk i doli për tu ballafaquar. Edhe në meçin tjetër të kategorisë deri 75 kg, Alban Beqiri nga Tirana fitoi pa luftë ndaj Elvis Xhafaj nga Partizani i Tiranës. Befasia e ditës ishte në kategorinë deri 81 kg, ku humbja e Alban Bermetes ndaj boksierit nga Vllaznia e Shkodrës, Arion Kajoshit. Fitore shënoi Kajoshi me rezultat të ngushtë 2 me 1. Në kategorinë e rënd deri 91 kg, Ardit Demaj nga Apollonia fitoi pa luftë ndaj Emanuel Kacaj. Kristian Demaj nga Vllaznia ishte superior ndaj boksierit nga Dinamo, Emiliano Xhediku duke e mposhtur me rezultat 3 me 0.

Këto janë rezultatet e ditës së parë:

56 kg – Gëzim Xhameta (Tirana) vs. Gëzim Jaku (Vllaznia Shkodër) – 3:0
56 kg – Krenar Zeneli (Flamurtari Vlorë) vs. Hamdi Lamaj (Apollonia Fier) -3:0
64 kg – Anxhelo Markhasanaj (Tirana) vs. Pal Ndrenajn (Vllaznia Shkodër) – WO
64 kg – Elton Cenaj (Teuta Durrës) vs. Indrit Sokoli (Dinamo Tirana) – 3:0
69 kg – Kristian Shytani (Vllaznia Shkodër) vs. Stavrion Pali (Apollonia Fier) – WO
75 kg – Marjan Vashja (Vllaznia Shkodër) vs. Ermal Pasha (Apollonia Fier) – WO
75 kg – Alban Beqiri (Tirana) vs. Elvis Xhafaj (Partizani Tiranë) – WO
81 kg – Arion Kajoshi (Vllaznia Shkodër) vs. Alban Bermeta (Tirana) – 2:1
91 kg – Ardit Demaj (Apollonia Fier) vs. Emanuel Kacaj (Flamurtari Vlorë) – WO
91 kg – Kristian Demaj (Vllaznia Shkodër) vs. Emiliano Xhediku (Dinamo Tiranë) – 3:0

Duelet gjysëmfinale do të zhvillohen sot me 24 tetor nga ora 17:00.

Raporton nga vendi i ngjarjes, fotoreporteri i Kosova Boxing: Shpend Ahmeti 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.