Rrustemi përballet me Aleksander Todoroviq sonte
1 min readErzen Rrustemi do të përballet me serbin Aleksander Todorviq në Hamburg të Gjermanisë. Dueli do të zhvillohet në gjashtë raunde, ndërsa që meçi do të jetë i vlefshëm për plasman më të lartë në kategorinë kruzer.
Rrustemi pjesën e parë të përgatitjeve i ka zhvilluar në Burgdorf, ndërsa të dytën në Hamburg tek ekipi ECB Boxing.
“Përgatitjet kanë shkuar shumë mirë dhe unë synoj fitoren e 10-të në karrierë” theksoi Rrustemi për Kosova Boxing.
Në krahë të Rrustemit do të jetë Nuri Seferi i cili vazhdimisht ka përkrahur boksierin gjilanas. Rrustemi ka bilanc 100% në boksin profesionist me bilanc 9-0 (8 KO). Ndërsa Todoroviq ka 4 fitore (3 KO), 6 humbje dhe një barazim.
Kosovaboxing.org
24 tetor 2015