RTK

RTKLive
23 Korrik, 2024

Pesë shqiptarë në renditjen e re të EBU-s

2 min read

Artan Vërbica

EBU1.gifPrishtinë, 13 janar 2014 – Federata më prestigjioze evropiane EBU, ka publikuar ranglistën e re të muajit dhjetor në të cilën gjenden pesë boksier shqiptar të ranguar. Më së larti gjendet Edis Tatli i cili në kategorinë e lehtë zë vendin e tretë. Në pozitën e 17-të gjenden Arnold Gjergjaj në kategorinë e rënd, dhe Haxhi Krasniqi në kategorinë gjysëm të rënd. Në pozitën e 19-të kemi poashtu dy boksier tanë, ata janë Festim Kryeziu në kategorinë velter dhe Shpetim Shala në kategorinë gjysëm të rënd.

Befasi për ne është largimi i Dardan Zenunaj nga kategoria super pendë. Zenunaj para përballjes me Arnaud Dimidschtein renditej i 6-ti dhe pritej pas kësaj fitore të ishte më lartë në renditje, por ai u largua nga renditja duke u sanksionuar. Kosova Boxing kontaktoi boksierin tonë duke dashur të dijë më shumë rreth këtij sanksionimi, ndërsa Zenunaj thekson:”Siç i kam informuar të gjitha mediat, unë kisha për të boksuar me italianin Antonio De Vitis i cili renditej i katërti në ranglistën e EBU-së, dhe fitorja ndaj tij do të më sillte në pozitën numër tre. Synimi im më pastaj ishte të dyluftj për titullin e bashkimit evropian, EBU-EU, me fituesin e duelit Samir Kasmi apo Samir Ziani. Dhe në ditët e fundit De Vitis u tërhoq duke u frikësuar të përballet me mua. Kjo më bëri që unë  të ndëshkohem. Por, trajneri dhe menaxheri im ka bërë ankesën ku unë pres që në muajin e ardhshëm të rikthehem në pozitën e 6-të ku isha e renditur më parë” theksoi Zenunaj. 

Në këtë rast u sanksionua vetëm Zenunaj, ndërsa De Vitis vazhdon të renditet i katërti për muajin dhjetor. Mbetet të shihet se çfarë vendimi do të ipet në ditët në vazhdim sa i përket këtij vendimi.

Deri më tani titullin e kampionit evropian të versionit EBU e kanë fituar vetëm dy boksier shqiptar, Shpend Abazi dhe Luan Krasniqi. Abazi e fitoi në vitin 2001 duke e mbrojtur titullin dy herë. Ndërsa Luan Krasniqi e fitoi dy herë, një herë më 2002 dhe duke e rikthyer me 2004 dhe mbrojtur dy herë.

 

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.