RTK

RTKLive
16 Prill, 2024

Arslan i gatshëm për përballjen e madhe me Huckun

2 min read

Firat Arslan dhe Butrint Rama Kosova Boxing: Z. Arslan, më 25 janar do të keni revanshin me Marco Huckun. Çka prisni nga kjo përballje ?

Firat Arslan: Do të jetë meç i fort i cili do të sjell emocionet e veta. Unë pres që Huck të jetë më i fokusuar dhe më i përgatitur se që ishte herën e kaluar. Ai kësaj radhe do të punojë maksimalisht. Fakt për këtë është edhe pasiguria e tij që të përballet me mua më 15 shtator, duke thënë se është i lënduar. Ai ka kërkuar që të kurohet më gjatë dhe të jetë më i sigurt. Ndryshe nga dueli i parë që u zhvillua në dhjetorin e vitit 2012, kësaj radhe pres një sfidë më të madhe nga ai. Në përballjen e parë ai më nënçmoi.

Kosova Boxing: Meçi i parë ishte kontrovers ku ju arritët të fitoni thuajse çdo raund. Ishte humbje e dhimbshme për ju, por edhe për gjithë adhuruesit e boksit. A mendoni se kësaj radhe gjykimi do të jetë më i drejtë?

Firat Arslan: Unë shpresoj në një gjykim të drejtë kësaj radhe. Unë prapë do të jap më të mirën që të fitoj titullin e kampionit të botës.

Këto janë dy e pyetjet e Arslan, të cilën intervistën e plotë mund t`a lexoni në Kosova Boxing Magazine e cila do të dal në mes javë. Dueli Arslan dhe Huck do të zhvillohet të shtunën në Hanns Martin Schlayer në Stutgart të Gjermanisë. Shpresojmë që Arslan do ti revanshohet Huckut për fitoren e pameirituar të vitit 2012. Ky meç do të transmetohet drejtpërdrejt në ARD 1, të Astra Satelite.

Kosovaboxing.org
20 janar 2013
 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.