RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Muriqi synon të bëj hapin e madh

2 min read

elviri muriqiiiiiDueli i shumë pritur për opinionin tonë ndërmjet  Elvir Muriqit dhe australianit Blake Caparello, ka filluar të marrë ethet e para në SHBA dhe më gjerë. Vetëm disa ditë më parë kur Muriqi zbuloi për Kosova Boxing se kundërshtari nuk do të jetë hungarezi Zsolt Erdei, por Blake Caparello, këtij super meçi kanë filluar që edhe në SHBA t`i japin randësi të madhe. Ditë më parë portali i njohur amerikan “The Sweet Sciene” i dha një hapsirë të madhe këtij meçi duke e quajtur si meçin më të mirë për vitin 2014 që do të zhvillohet. Ndërkohë ky portal tregon se Caparello për të fituar këtë mundësi të boksoj në SHBA, ka nënshkrruar kontratë me promotorin e njohur amerikan Lou DiBella, pronarin e ekipit “DiBella Entertainment”. “Unë jam shumë i gëzuar që kam nënshkruar me DiBella Entertainment. Unë kam kërkuar gjithmonë që të dëshmohem në Shtetet e Bashkuara dhe për të provuar veten kundër më të mirëve në botë. Me “DiBella Entertainment” si promotor timin e gjithë kjo tani është e mundur. Pres me padurim debutimin tim në SHBA dhe në TV amerikan ESPN” theksoi Caparello.

“Ne pranuam Muriqin të cilin e konsiderojmë boksier shumë të mirë. Ai është një kundërshtar shumë i vështirë dhe me përvojë. Por, qëllimi im është se unë duhet të bëjë hapin e duhur për ta rrahur atë. Dhe me ketë unë jam duke shkuar për të bërë atë për nivelin e ardhshëm” vazhdoi Caparello.

Por, Muriqin nuk e shqetëson që Caparello ka nënshkrruar me DiBellen. “Çka unë dij për Caparrelon, është se ai vjen nga Australia, që është majtak dhe që është i pamposhtur. I falenderoj Greg Cohen, Vito Mielnickiand, Lou DiBellan që më kanë dhënë këtë rast. Unë jam i ngacmuar me këtë duke pasur parsysh se ai është i pamposhtur, por unë kërkoj të bëjë hapin e madh që do të më ofroj rastin për të sfiduar titujt e mëdhenj më pastaj” ka theksuar Muriqi për Kosova

Caparello renditet i 10-ti në botë i renditur nga boxrec.com. Dhe poashtu për muajin janar do të jetë në pozitën e 14-të në WBO, lajmëron East Side Boxing. Fitorja e Muriqit ndaj tij do ta ngrisë shumë në të gjitha renditjet botërore.

Foto: Fadil Berisha 

Artan Vërbica
13 janar 2013 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.