RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Përsëri nuk ftohen kosovarët në “Golden Gong” nga Federata e Maqedonisë

2 min read

nga Avdyl Salihu
Shkup, Maqedoni, 19 Tetor 2010
Turneu i boksit “Gongu i Artë” që sivjet do të zhvillohet nga 10 deri 15 nëntor do të jetë ndryshe si herëve tjera, pasi në këtë aktivitet sipas Federatës së boksit të Maqedonisë pritet të marrin pjesë mbi 120 boksier nga e gjithë Evropa, por pjesëmarrjen e tyre e kanë konfirmuar edhe përfaqësues nga Kuba. Ajo që habit edhe sivjet është se ky institucion sportiv sërish nuk e ka ftuar reprezentacionin e Kosovës edhe pse kjo e fundit është e pranuar me disa të drejta në garat ndërkombëtare. Të cekim se Kosova merr pjesë me ekipin e tyre në kuadër të Euroligës “BoxingOne Championship“, ndërkohë që të njëjtit gjatë fundjavës ishin edhe në turneun ndërkombëtar të AIBA-s në Ostrava të Çekisë. Lajmin për mos ftesën e Kosovës për “KosovaBoxing” e zbulon anëtari i vetëm shqiptar i FBM-së, Fikret Alili. “Kam pasur disa biseda me kryetarin e boksit, Vojo Nastevski, dhe drejtuesit e Federatës, dhe kam vërejt se Kosova nuk është pjesë e planeve të tyre. Mendoj se ata nuk kanë ftuar Kosovës, pasi që sipas tyre ky vend nuk është i pranuar në EABA. Mirëpo këtë problematik unë do ta hapi në mbledhjen e ardhshme, por sa do jetë pozitive nuk e di dhe për këtë kam dyshime, pasi të gjitha planet në aspektin organizativ kanë përfunduar. Edhe Shqipëria, ende s’ka konfirmuar pjesëmarrjen e tyre, pasi ende nuk janë zgjedhur disa çështje financiare”, tha Alili. Ndryshe, ky aktivitet sivjet pritet të zhvillohet për pesë ditë radhësh dhe e njëjta do të zhvillohet në palestrën sportive “Boris Trajkovski” në Shkup.

Demolli: Kosova do të kërkoje përgjigje nga Maqedonia !Përfaqësuesit kosovar edhe vet nuk dinë se pse Maqedonia nuk e ka ftuar, kur në të gjitha turnet ndërkombëtare që i organizon AIBA, ata janë prezent. Aktiviteti i fundit ishte në Ostrava të Çekisë. “Të them të drejtën jam i habitur me sjelljen e drejtuesve të boksit në Maqedoni. Ne si Federatë kemi drejt të marrim pjesë në të gjitha turnet e organizuar të AIBA, përveç në kampionatet evropiane dhe botërore. Ne deri më tani kemi marr pjesë në shumë turne, dhe i vetmi është shteti i Maqedonisë që nuk na fton. A është kjo politikisht apo ka arsye tjera nuk e di, por unë do të kërkoj përgjigje nga kjo Federatë që të shoh problemin”, tha sekretari teknik i FBK-së, Latif Demolli, i cili shtoi se përfaqësuesit shqiptar në këtë institucion duhet bërë ma shumë preson rreth kësaj çështje.

 

2 thoughts on “Përsëri nuk ftohen kosovarët në “Golden Gong” nga Federata e Maqedonisë

  1. Avdyl je i madh. Mospranimi i kosovareve ne kete gare flet vet fakti se ky aktivitet eshte i politizum. Duhet perfaqesuesit shqiptar qe jane ne Maqedoni te bejn presion ma te madh per tu ngjitur Kosova ne ring.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.