Haxhi Krasniqi fiton ndaj Makhankou, ndërsa Drinaj mposhtet nga Altmann
2 min readErdgas Arena, Riesa, Gjermani, 23 Tetor 2010 – Haxhi Krasniqi ka fituar duelin e parë të tij nën drejtimin e kompanisë, SES Boxing. Krasniqi 33-2 (11 KO) u ballafaqua me bellorusin Konstatsin Makhankou 15-22 (5 KO) të cilin e mposhti me vendim unanim pas tetë raundeve. Ky triumf e qon më lart boksierin tonë edhe në renditjet tjera botërore ku me disa duele sosh, Krasniqi do të sfidoj ndonjë titull me vlerë. Dueli i Krasniqit është i treti në këtë vit për të, pasi në fillim të këtij viti mposhti Alexander Sipos me TKO 6 dhe pastaj fitoi titullin internacional gjerman ndaj Tani Dima me PTS 10, dhe tani ku nënshkrroi një kontratë me një ekip serioz, Krasniqi shfaqet mjaft bukur duke dominuar tërësisht këtë duel. Dueli i Krasniqit ishte parameç i duelit Timo Hoffman dhe Alexander Petkovic të cilën mbaroi me rezultat të barabartë, gjë që kjo në boks shumë rrallë mund të ndodh. Hoffman i cili bokson për shumë vite në boksin profesionist nuk ka arritur të fitoj asnjë herë ndonjë titull me vlerë. Rezultati më i mirë në karierën e tij është poashtu barazimi me boksierin tonë Luan Krasniqin. Ai me ngulm ka kërkuar revansh me boksierin tonë, por për Krasniqin ishte vetëm një meç dhe kapitull i mbyllur. Luani nuk ka dashur të merret më me të.
Në këtë mbrëmje boksoi edhe boksieri ynë nga Shkodra, Artur Drinaj. Drinaj 10-15-1 (5 KO) u mposht me ndërprerje në raund të pestë nga gjermani perspektiv, Tommy Altmann 12-1-1 (4 KO). Drinaj është rikthyer në boksin profesionist këtë vit pas tre vite pauze. Ai shënoi dy fitore, një në Shkodër me Jozsef Siklodi me KO 3 dhe me Hawal Garib me TKO 2 në Berlin. Suksesin më të madh Drinaj e shënoi në vitin 2002 kur fitoi titullin internacional të Gjermanisë në kategorinë super të mesme.
Artan Vërbica
24 Tetor 2010
Shume bukur Haxhi, urime per fitoren, je ne moshe te re dhe po shkon hapave te sigurt, kuptohet se te presin shume sfida mirpo me pune arrihet cdo gje. Pershendetje