RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Tefik Bajrami debuton me KO, Xhilla shënon fitoren e pestë

2 min read

Baden-Wurttemberg, Gjermani, 23 Tetor 2010 – Tefik Bajrami ka debutuar në mënyrën më të mirë në boksin profesionist. Bajrami mbrëmë mposhti Attila Mathe që kishte 13-të duele profesioniste, ndër to 2-fitore karshi 11-të humbjeve. Mathe qysh në fillim të raundit të parë iu vërsul Bajramit por Tefiku shumë mirë e bleu kundërshtarin në raundin e parë duke vazhduar shumë mirë raundin e dytë. Bajrami cakun e gjeti menjëherë në raundin e dytë ku me një goditje të fortë në kokë e hedhi Mathe-n në dysheme. Pas kësaj Bajrami e kishte më lehtë ku Mathe u mbyll por ai mori sërish një goditje në plexus dhe prapë u numërua nga gjyqëtari, dhe në herën e tretë nuk kishte shpëtim kur Bajrami çdo gjë e përfundoi me goditje finale në kokë ku Mathe sërish ra në dysheme. Hungarezi u zgjua por gjyqëtari ndërpreu ndeshjen duke e parë se ai ishte i demoluar dhe jo i aftë të vazhdoj më tej. “Kam qenë pak nervoz para kësaj ndeshje, sepse ishte dueli im i parë profesional i imi. Përvoja që kam këto vite me ndihmuan mjaft shumë dhe gëzohem që debutova me sukses” deklaroi Tefik Bajrami për Kosova Boxing. Duelin e radhës Tefiku do t`a zhvilloj me 13 Nëntor në Buchs të St. Gallen të Zvicrës.

Pas triumfit të Tefik Bajramit, në ring doli edhe Agron Xhilla 5-0 (3 KO) i cili shënoi edhe një fitore të radhës. Xhilla për kundërshtar kishte hungarezin Zoltan Hegedus 1-2. Dueli u zhvillua në gjashtë raunde ku Xhilla doli fitues me vendim unanim. Xhilla këtë muaj fitoi titullin të Afrikës Qendrore- Lindore në kategorinë gjysmë të rënd. Ai pritet që me 10 Nëntor të paraqitet në parameç të Nuri Seferit që do të mbroj titullin WBO të Evropës në Shkup. Edhe boksieri Sevdail Sherifi është paraparë të boksoj në këtë eviniment por kundërshtari i tij nuk kishte udhëtuar dhe ai mbeti pa boksuar.

Artan Vërbica
24 Tetor 2010

2 thoughts on “Tefik Bajrami debuton me KO, Xhilla shënon fitoren e pestë

  1. Bravo Hurrikani shqipetar, i kam percjelle shume meqe te tina, ka koditje shume te forte, besoj se do arrit shume edhe ne Boks.
    afrimi

  2. Keshtu duhet debutuar ne boks me K.O. uroj qe edhe meqet tjera te vazhdon keshtu, suksese…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.