RTK

RTKLive
24 Prill, 2024

Agron Xhilla, Sevdail Sherifi dhe Tefik Bajrami në një event të përbashkët me 23 Tetor në Baden të Gjermanisë

2 min read

Data 23 Tetori do të karakterizohet me një event të përbashkët të boksierve tanë shqiptar që do të paraqiten në Baden të Gjermanisë. Agron Xhilla, Sevdail Sherifi dhe Tefik Bajrami do të jenë protagonistë të kësaj mbrëmje. Agron Xhilla 4-0 (3 KO) i cili me vetem katër lufta në boksin profesionist dhe i patrembur udhëtoi fillim të muajit me 2 Tetor në kryeqytetin e Kenijas në Nairobi duke duke triumfuar ndaj vendasit Mustapha Noor pas pesë raundeve. Xhilla lëndoi arkadën por ishte në përparsi me pikë dhe kjo bëri që të fitoj brezin e parë në boksin profesionist, atë të Afrikës Qenrore-Lindore në kategorinë kruzer. Xhilla ka sanuar tani lëndimin dhe nuk don të pushoj. Ai do të takohet këtë fundjavë me hungarezin Zoltan Hegedus i cili ka 1 fitore dhe 2 humbje në boksin profesionist. Dueli Xhilla dhe Hegedus do të zhvillohet në gjashtë raunde.

Boksieri tjetër shqiptar që do të paraqitet në këtë mbrëmje do të jetë Sevdail Sherifi, një boksier i cili debutoi në boksin profesionist me humbje por u rikthye me disa fitore të një pas njëshme 3-1-1 (3 KO) dhe po tregohet se është një boksier i shkëlqyeshëm. Sherifi do të takohet me boksierin Martin MacDonald 0-1. MacDonald ka pësuar humbjen e parë në boksin profesionist nga boksieri ynë nga Struga Agron Xhilla. Sherifi i cili është nga qyteti i Preshevës ku është përgaditur me vëllezërit Bajrami për këtë meç.

Protagonisti i fundit ndër shqiptar do të jetë Tefik Bajrami. Tefiku ka pritur një kohë të gjatë për tu bërë boksier profesionist dhe ja tani i erdhi rasti të tregon vlerat e tij edhe në boksin profesionist. Tefikua ka një bagazh të gjërë me suksese në sportet luftarake ku ka qenë kampion i Zvicrës dhe nënkampion i botës në Karate, pastaj kampion i Zvicrës dhe kampion botëror në Thai-box amator dhe profesional dhe poashtu kampion i Zvicrës në boksin amator. Këto suksese Tefikun do ta përcjellin që besojmë se do të jetë i sukseshëm edhe në ringun profesionist. Tefiiku është përgaditur mjaft për debutim. Ai ishte edhe disa ditë tek ekipi i njohur gjerman në Berlin, Saurland Event. Kundërshtar i tij do të jetë Attila Mathe i cili ka 2 fitore dhe 11 humbje.

Artan Vërbica
19 Tetor 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.