Përfaqësuesja e Kosovës kthehet me një medalje të artë nga Gjermania
1 min readPërfaqësuesja e Kosovës në kick-box është rikthyer nga Gjermania me një medalje të artë. Në turneun ndërkombëtar “WKA International championship” që u mbajt në qytetin Simmern afër Stutgardit, kick-boxierët tanë u munduan të tregohen sa më të mirë. Siç e kishim paralajmëruar kanë udhëtuar llir Canolli, Ilir Menxhiqi, Myrvete Uka ( KKB. Kosova Vushtrri), Arian Havolli (KKB. Kroni – Podujevë), Shefqet Mjekiqi (KKB. Katana – Kastriot) dhe Dalan Nura (KKB. Gjakova), ndërsa në Gjermani nuk udhëtuan siç ishte paralajmëruar edhe Bedri Rrustemi dhe Ridvan Vllasaliu, arsyet nuk i dime. Nga të gjithë këta pjesmarrës vetem Ilir Menxhiqi arriti të fitoj medaljen e artë ndërsa tjeret nuk arritën diç më shumë. Ilir Canolli humbi në finale me diskualifikim të dyanshëm dhe poashtu Myrvete Uka humbi në finale.
Kosova boxing siguron këto informata nga kick-boxierët tanë në vend se të informohemi nga administrata e Federatës së kick-boxit të Kosovës. Këto janë disa lajme të pakta, sespe nuk kemi as informata me cilët kundërshtar kanë bërë gara apo cilat shtete. Nuk e di se kujt i shkon kjo për shtati që të fshehen rezultatet e reperezentuesve tanë. Le të jetë kjo kritikë për të ardhmen për njerzit neglizhent që punojnë aty, përndryshe më nuk do t`i qesim rezultatet e tyre, me keqardhje.
Artan Vërbica
1 Korrik 2010
CUDI SPASKA SHKRU LUTA KOMENT ….
jen kthy me dy medale se edhe myrvete uka ka fitu te argjenten e kam pa ne tv artan…te pershendes.