Bedarin Toma shënon edhe një fitore
2 min readRostov-na- Donu, Rusi, 3 Korrik 2010 – Boksieri perspektiv i kategorisë së rënd Bedarin Toma 2-1 (1 KO) ka shënuar edhe një fitore në boksin profesionist. Toma ka fituar kundër boksierit rus, Asker Balash me vendim unanim të gjyqëtarëve pas katër raundeve. Boksieri ynë nga Lezha, ka filluar karierën në boksin profesionist në Amerikë tek promoteri i njohur Duva Promotion, por që në luftën e parë kishte pësuar humbje dhe kishte shkëputur marrveshjen me te. Pas kësaj ai gjeti një zgjedhje tjetër ku karierën po e vazhdon çuditërisht në Rusi, nga Amerika në Rusi por kjo po i sjell suksese. Ai zhvilloi dy lufta dhe të dy dulet ka shënuar fitore. Fituesi i “New Jersy Golden Gloves” ka për synim të vazhdoj të luftoj në disa kahje nepër botë. “Dëshiroj që pas këtij dueli të zhvilloj disa duele në Amerikë por edhe në Evropë” theksoi Toma për Kosovaboxing.org. Më pastaj ai tregoi se si ka shkuar dueli me debutuesin Asker Balash. “Ishte shumë vështirë kundër tij sepse ishte boksier i papërshtatshëm por edhe gjyqëtari e ndihmoi mjaft. Kisha mundësinë ta përfundoj duelin sa më parë, por gjyqëtari vazhdimisht më ndërprente në aksione kur isha, e kisha parasysh pasi ai ishte në vendin e tij dhe kishte duelin debutues, por edhe në raundin e parë më lëndoi syrin por ia dola” tha Toma.
Kjo është fitorja e dytë në karierë për Bedarin Tomën dhe e dytë në Rusi. Shpresojmë që Toma të vazhdoj me këtë rritëm të sukseseve. Kosovaboxing.org lajmi më i shpejtë …
Artan Vërbica
3 Korrik 2010
bravo Bedarin .. ne rusi me fitu kunder rusve esht pun e madhe !!
bravooooo bedarin vazhdo kshtu. uroj te te shoh sa ma nalt bravo……….