RTK

RTKLive
5 Dhjetor, 2021

Përballje e dy shqiptarëve këtë fundjavë. Takohen Meriton Karaxha dhe Kristian Matija në Belgjikë

1 min read

collageKjo fundjavë do të sjellë një meç profesionist interesant për opinionin tonë për shkak se do të takohen dy boksierët tanë, Meriton Karaxha i cili zhvillon karrierë në Belgjikë, dhe shkodrani Kristian Matija që zhvillon karrierë në Francë.

Dueli i tyre do të zhvillohet të premten me 25 dhjetor në Izegem të West-Vlaanderen të Belgjikës dhe do të jetë i vlefshëm në 6 raunde. Meçi i tyre do të zhvillohet në kategorinë e lehtë.

Karaxha deri më tani ka zhvilluar 10 meçe në boksin profesionist. Ai ka bilanc prej 8 fitoresh (3 KO), një humbje dhe një barazim. Ndërsa Matija ka 6 meçe në boksin profesionist me bilanc prej 4 fitoresh (2 KO) dhe 2 humbjeve.

“Ky meç është i fundit për këtë vit dhe do të jetë shumë i rëndësishëm për mua, që të mbyll një vit të sukseshëm. Humbja nuk vjen në shprehje, sepse unë me 2016 do të sfidoj një titull dhe do të më afroj në renditje botërore” theksoi Karaxha për Kosova Boxing.

“Unë do të udhëtoj në Belgjikë me besimin e plotë tek zoti. Në boks gjithmonë njëri fiton dhe tjetri humb. Jam i motivum maksimalisht për këtë përballje” theksoi Matija për Kosova Boxing.

Artan Vërbica
23 dhjetor 2015 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.