Karaxha fiton betejën e shqiptarëve
1 min readFoto: Jan Huysentruyt
West-Vlaanderen, Belgjikë, 25 dhjetor 2015 – Dueli i shqiptarëve ndërmjet Meriton Karaxhës, 9-0-1 (3 KO) dhe Kristian Matijas, 4-3-0 (2 KO) ka përfunduar në të mirë të Karaxhës. Karaxha fitoi me vendim unanim pas gjashtë raundeve. Kanë qenë të tre gjyqëtarët (Hassan Naji 60-54, Daniel Van De Wiele 59-55 dhe Philippe Werbeke 59-55) që kanë vlerësuar fitues boksierin vendas me rezidencë në Belgjikë, Meriton Karaxha.
Përballja ishte e fortë në çdo raund, këtë edhe deklaroi boksieri fitues Karaxha. “Dueli ishte shumë i fortë. Kristian Matija ishte boksier i fortë dhe i rrëzikshëm gjatë gjithë kohës. Unë ia dola të fitoj pas 6 raundeve dhe i gëzohem këtij triumfi” theksoi Karaxha.
Ndërkohë Kosova Boxing arriti të kontakoj edhe Kristian Matijan. “Unë pata rastin të fitoj sonte por nuk ia arrita. Stërvitjet kam filluar vonë dhe nuk isha 100%. Meritonit i uroj për fitoren e merituar. Koha do të jap në të ardhmen rezultate edhe për mua ” tha Matija për Kosova Boxing.
Karaxha vitin 2015 e përfundoj me 4 fitore dhe 1 barazim në 5 përballje të zhvilluara. Ndërsa Matija zhvilloi dy meçe, të dyja i humbi me vendim unanim.
Kosova Boxing iu uron suksese në të ardhmen. Vitin 2016 më shumë fitore dhe drejt titujve.
Artan Vërbica
25 dhjetor 2015