RTK

RTKLive
4 Dhjetor, 2024

Arlind Sylejmani dhe Gzim Tahiri triumfojnë në Vienë

1 min read

Arlind SylejmaniVienë, Austri, 19 dhjetor 2015 – Dy boksierët tanë që zhvillojnë aktivitetet e tyre në Austri, Arlind Sylejmani dhe Gzim Tahiri, kanë shënuar fitore në duelet e tyre të radhës.

Sylejmani 6-0 (1 KO), u përball me boksierin nga Sllovakia, Varujan Martirosyan, 3-2-0 të cilin e mposhti pas 6 raundeve. Gjyqëtari Erich Straub i cili ndau drejtësinë këtë meç e vlerësoi në të mirë të Sylejmanit me 59-57.

Është hera e parë që Kosova Boxing prezanton boksierin e talentuar Arlind Sylejmani. Sylejmani është 18-vjeçar, ai është nga fshati Pirok i Tetovës. Si 15-vjeçar filloi boksin në Vienë. Deri më tani ka zhvilluar 6 meçe duke fituar të gjitha përballjet.

Në këtë mbrëmje u paraqitë edhe Gzim Tahiri. Tahiri 12-2-0 (6 KO) mposhti çekun Rudolf Murko 3-72-2 (3 KO) me nakaut teknik në raund të dytë.

Kosovaboxing.org
21 nëntor 2015 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.