RTK

RTKLive
8 Maj, 2024

Përballja ndërmjet Kovalev dhe Stevenson mund të ndodh?

2 min read

KOVALEV vs. STEVENSON 1Dueli i shumëkërkuar në kategorinë gjysmë të rëndë të boksit profesional mes kampionit të botës në versionin WBC, Adonis Stevenson dhe kampionit në versionin WBO, Sergey Kovalev, mund të realizohet.

Të dy këta boksierë që shquhen me goditje të forta mbrojtën titujt e tyre në mbrëmjen e së shtunës në Quebec City në Kanada. Gjithë ideja e rrjetit televiziv HBO që të dy këta të paraqiten në të njëjtën mbrëmje, ishte për të ngjallur interesimin për një përballje unifikuese. Misioni është realizuar, pasi interesimi vetëm sa është shtuar. Kovalev e Stevenson ishin bindës në luftërat e tyre. Kovalev mbrojti titullin e tij në versionin WBO, duke e mposhtur boksierin nga Ukraina, Ismayl Sillakh me nokaut në raundin e dytë. Për Kovalevin ishte fitorja e 23-të në boksin profesional, dhe e 21-ta me ndërprerje, ndërsa ka edhe një barazim. Sillakh ndërkohë pësoi humbjen e dytë në karrierë, karshi 21 fitoreve. Rusi Kovalev e rrëzoi Sillakhun dy herë në raundin e dytë, duke triumfuar në mbrojtjen e tij të parë të titullit.

I pyetur pas përballjes se cili do të ishte kundërshtari i pëlqyer, Kovalev u përgjigj: “Adonis Stevensoni. Unë jam i gatshëm për të”.

Stevensoni 36-vjeçar, i lindur në Haiti, por me shtetësi kanadeze, ka mbrojtur po ashtu në mënyrë impresionuese titullin WBC në peshën gjysmë të rëndë. Ai e mposhti me ndërprerje në raundin e gjashtë boksierin britanik Tony Bellew. Për Stevensonin ishte fitorja e 23-të, e 20-ta me nokaut, karshi një humbje sa ka.

Stevenson më tepër po shfaq interesim për një përballje me amerikanin Bernard Hopkins, që mban titullin IBF në peshën gjysmë të rëndë, pasi vlerëson se ajo luftë do të sillte më tepër fitime. Mirëpo, ai është i gatshëm për Kovalevin nëse vjen oferta e duhur.

“Nuk kam problem nëse HBO vendos para të duhura. Nëse oferta është e duhur, atëherë nuk ka problem”, thotë Stevenson.

Kosovaboxing.org
2 Dhjetor 2013 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.