RTK

RTKLive
27 Prill, 2024

Tatli dhe Fana prezentohen në konferencën e parë të përbashkët para duelit të fundjavës

2 min read

1779906Espoo, Finlandë, 2 Dhjetor 2013 – Mzonke Fana ka arritur në Finlandë gjashtë ditë para përballjes me boksierin tonë Edis Tatli. Te dy boksierët janë prezentuar në një konferencë për media ku kanë shpalosur synimet për këtë përballje.

Për dy herë ish-kampionin e botës në IBF, dhe kampionin aktual Pan-Afrikan në WBA, synimi është i qartë, që të fitoj ndaj Tatlit të shtunën dhe të marrë të drejtën që edhe një herë të sfidoj titullin e kampionit të botës.

“Unë kam besim në vetën time dhe nuk do të kam kurrëfar presioni. Tatli është boksier i mirë, por ai akoma nuk ka boksuar me një boksier të mirë siç jamë unë” theksoi afrikano-jugori Fana, për mediet finlandeze. 

Ndërkohë Tatli ishte i kujdesshëm në deklaratat e tij para gazetarëve. Ai theksoi: “Mbrëmja e së shtunës do të jetë madhështore. Në ring do të kemi çka t`ju tregojmë shikuesve. Kam punuar mjaft për këtë përballje duke synuar fitoren e radhës” tha Tatli.

Kosova Boxing në ditët në vijim do t`ju sjell në vazhdimësi të rejat nga qyteti Espoo, por agjencioni ynë poashtu do t`ju informojë edhe nga të rejat nga qyteti i Vienës ku do të boksoj Shpetim Shala kundër Mounir Toumi, si dhe për përballjen interesante ndërmjet Dardan Zenunaj kundër Malcom Klassen që do të boksojnë në Rebecq të Belgjikës.

Kosovaboxing.org
3 dhjetor 2013

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.