RTK

RTKLive
22 Qershor, 2024

Fitim Latifi fiton titullin e Finlandës

2 min read

Fitim LatifiHamina, Finlandë, 30 nëntor 2013 – Pas triumfit të titullit të gadishullit Baltik, Fitim Latifi ka arritur të fitoj edhe titullin e Finlandës, ku këtë e arriti sonte ndaj boksierit me shumë përvojë Timo Laine pas 10-raundeve.
Latifi 8-0 (1 KO) arriti ti fitoj të dhjetë raundet ndaj Laine 9-3-0, ku tre gjyqëtarët e vlerësuan fitoren me 100-90 për boksierin tonë.

“Kam qenë mentalisht, fizikisht dhe teknikisht më i mirë në këtë meç. Kam punuar shumë për këtë meç dhe jam shumë i gëzuar për këtë triumf” theksoi Latifi për Kosova Boxing.

Latifi debutoi vitin e kaluar në boksin profesionist duke shënuar tre fitore, ndërsa këtë vit arriti të zhvilloj dhe pesë duele tjera duke arritur edhe dy tituj të rëndësishëm ti fitoj. 

“Dua të pushoj për një kohë, sepse kam pasur një vit të vështirë me pesë sfida të vështira. Besoj me ndihmën e zotit do të fitoj edhe shumë tituj tjerë. Do të kthehem me një meç të fortë në fillim të pranverës” tha më tej Latifi.

Latifi është në rrugë të mirë që në të ardhmen të shëndrohet në një boksier të suksesshëm në kategorinë e mesme, jo vetëm në Finlandë por edhe më gjerë.
Kosova Boxing është mediumi i parë i cili që nga meçi i tij i parë profesionist e ka paraqitur talentin e tij duke besuar në suksesin e tij.

Artan Vërbica
30 nëntor 2013 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.