RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Chisorra fiton ndaj Palas me ndërprerje në raund të tretë

1 min read

Dereck Chisora 1Londër, Angli, 30 nëntor 2013 – Dereck Chisora ka triumfuar ndaj çekut Ondrej Pala me ndërprerje në raund të tretë duke fituar titujt WBO Internacional dhe WBA Internacional. Me këtë triumf Chisora do të afrohet qëllimit të tij për të boksuar kundër kampionit botëror Wladimir Klitschko me 2014.

Në fillim dukej se çeku nuk ka udhëtuar për tu dorëzuar ndaj britanikut Chisora duke dhënë rezistencë të denjë atij, sidomos në raundin e dytë ku ishte më i mirë se Chisora duke fituar këtë raund, por në raundin e tretë Chisora hyri me ambicie duke dhënë shumë goditje të një pas njëshme, deri Pala për një çast ktheu shpindën mbrapa ndërsa gjyqëtari në ring Jan Christensen përfundoi meçin.

Pas këtij triumfi Chisora pritet të përparoj në rangimet botërore, ku para këtij meçi pozicionohej i 7-ti në WBC, 7-ti në WBO, 11-ti në IBF, ndërsa tani do të gjendet edhe në mesin e top 15-të dhe në WBA. Ai ka synim të boksoj me Wladimir Klitschko, deri sa për ketë meç duhet të zhvilloj një duel eliminator për të fituar të drejtën të boksoj kundër Klitschkos.

Kosovaboxing.org
30 nëntor 2013

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.