RTK

RTKLive
2 Maj, 2024

Dhjetori dhe Janari historik dhe sfidues për boksierët tanë

3 min read


elvir muriqiMuaji dhjetor dhe janar do të sjellin meçe historike për disa nga boksierët tanë.  Dhjetori do të jetë intersant ku Edis Tatli me 7 dhjetor do të mbroj titullin WBA-Intercontinental ndaj ish-kampionit të botës Mzonka Fana. Tatli renditet i 10-ti në versionin WBA, dhe ai ngadalë dhe sigurt po i afrohet kreut të më të mirëve, ndërsa vitin e ardhshëm pritet të sfidoj titullin e kampionit të botës. Pastaj po me të njejtën datë Dardan Zenunaj do të boksoj kundër Malcom Klassen në një meç në tetë raunde. Fitorja e Zununaj do të hapë rrugë tjera për të ardhmen. Kjo do të jetë sfida më e vështirë për te deri më tani. Data 7 dhjetor do të sjell edhe një super duel ndërmjet Shpetim Shalës dhe Mounir Toumi në Vienë të Austrisë për titullin WBF-Intercontinental. Një ditë më vonë me 8 dhjetor Tefik Bajrami do të ketë një përballje në gjashtë raunde në Baden-Wuttemberg ndaj Alex Krap. Bajrami me fitore do të ngritet më tepër në ranglistën botërore. Një javë më pas me 14 dhjetor në Baku të Azerbejxhanit, Armand Cullhaj i patrembur do të udhëtoj në kryeqytetin e largët të Azerbejxhanit për një qëllim, për të fituar. Cullhaj do të boksoj me Vasul Aliyev i cili është i pamposhtur. 20 dhjetori në Hmaburg të Gjermanisë do të rikthej boksierin tonë Nuri Seferi ndaj ish-kampionit të botës Steve Herelius. Seferi së fundi është hjekur nga ranglista e WBO-së dhe fitorja ndaj Herelius do të sjell atë sërish ndër më të mirët në WBO. Dueli do të jetë në 10 raunde dhe do të jetë mjaft domethënës për te. Në parameç do të boksoj edhe Agron Xhilla ndaj Patrick Berger në një meç gjashtë raunde. Xhilla është në rrugë të mirë që në të ardhmen të sfidoj tituj të rëndësishëm. Po me 20 dhjetor do të debutoj njëri ndër boksierit më të mirë amator shqiptar i viteve të fundit, Fatlum Zhuta. Zhuta do të debutoj në Alaska të SHBA-së, ndërsa kundërshtari i tij akoma nuk është përcaktuar. Një ditë më pas me 21 dhjetor në kryeqytetin e Zvicrës në Bern, Disarjot Gashi do të përballet me bullgarin Stilliyan Kostov. Ky meç do të zhvillohet në tetë raunde dhe do të jetë mjaft i rëndësishëm për vazhdimin e karrierës së tij. Me 26 dhjetor në Basel pritet që edhe boksieri ynë perspektiv Arnold Gjergjaj të boksoj. Atij ende nuk i është konfirmuar kundërshtari por kjo pritet të vendoset në ditët e ardhshme. Janari i ftohtë do të sjell super duelin dhe atë të boksierit tonë që vepron në SHBA, Elvir Muriqit dhe ish-kampionit të botës në dy kategori Zsolt Erdei. Muriqi ka pritur gjatë për këtë rast dhe pret fitoren që do ti hapë mundësinë që sërish të sfidoj titullin e kampionit të botës.

————————————————————————————————–

Hamina, Finland – 31 November 2013
Fitim Latifi vs. Timo Laine
Finnish middleweight title – 10 rounds

————————————————————————————————–

Espoo,  Finland – 7 December 2013
Edis Tatli vs.   Mzonke Fana
WBA Intercontinental title – lightweight – 12 rounds
————————————————————————————————–

Hainau, Belgium – 7 December 2013
Dardan Zenunaj vs. Malcolm Klassen
8 rounds bout

————————————————————————————————–

Viena, Austria – 7 December 2013
Shpetim Shala vs. Mounir Toumi
World Boxing Federation Intercontinental light heavyweight title – 12 rounds

————————————————————————————————–

Baden-Wuttemberg, Germany – 8 December 2013
Tefik Bajrami vs. Alex Karp
6 rounds bout

————————————————————————————————–

Baku, Azerbaijan – 14 December 2013
Armand Cullhaj vs. Vusal Aliyev
6 rounds bout

————————————————————————————————–

Hamburg, Germany – 20 December 2013
Nuri Seferi vs. Steve Herelius 
10 rounds bout

Agron Xhilla vs. Patrick Berger
6 rounds bout

————————————————————————————————–

Alaska, SHBA, 20 December 2013
Fatlum Zhuta vs. TBA
Debute fight – 4 rounds bout

————————————————————————————————–

Bern, Switzerland – 21 December 2013
Disarjot Gashi vs. Stiliyan Kostov 
8 rounds bout

————————————————————————————————–

Bern, Switzerland – 21 December 2013
Disarjot Gashi vs. Stiliyan Kostov 
8 rounds bout

————————————————————————————————–

Basel, Switzerland – 26 December 2013
Arnold Gjergjaj vs. TBA
8 rounds bout

————————————————————————————————–

New York, USA – 31 January 2013 
Elvir Muriqi vs. Szolt Erdei
10 rounds bout

————————————————————————————————–

Kosovaboxing.org
28 nëntor 2013

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.