RTK

RTKLive
29 Prill, 2024

Olimpijada pa boksier shqipëtar këtë vit

1 min read

Londër, 27 Korrik 2012 – Kryeqyteti Britanik është gati për ngjarjen më të madhe historike, Lojrat Olimpike. Por, ne do të përqendrohemi tek boksi ku me shumë interes do të përcjellim ngjarjen më të madhe të sportit. Këtë olimpijad nuk do të kemi ndonjë boksier shqiptar, deri sa në Lojrat Olimpike në të kaluar kemi pasur thuajse çdo herë nga një shqiptar. Në vitin 1980 në Moskë garuan Mehmet Bogujevci dhe Aziz Salihu. Me 1984 në Los Angjelos ishte vetëm Aziz Salihu i cili fitoi medaljen e bronztë. Poashtu me 1988 në Seoul ishte Aziz Salihu duke u bërë boksieri i vetëm shqiptar që ka marrë pjesë tre herë në Olimpijadë. Në vitin 1996 ishte Luan Krasniqi ai që na bëri të mburemi i cili fitoi medaljen e bronztë, deri sa shqiptari i fundit në boks ishte në vitin 2008 boksieri Naim Terbunja. Ai që ka fituar medalje në Lojrat Olimpike si trainer, është Lah Nimani i cili me 1980 fitoi medaljen e artë me boksierin serb Sllobodan Kaçar, dhe me 1988 me boksierin kroat Damir Skaro medaljen e bronztë.

Kosova Boxing do t`ju sjell histori nga Lojrat Olimpike dhe për gjithë boksierët shqiptar që morën pjesë në Olimpijada, Këtë do të shfaqim në fillim të muajit Gusht kur edhe del numri i ri i Kosova Boxing Magazine, e cila do ti kushtohet trainerit legjendar Lah Nimani. Të gjithë të interesuarit mund të porosisinë në këtë adresë, info@kosovaboxing.org.

Kosova Boxing
27 Korrik 2012

5 thoughts on “Olimpijada pa boksier shqipëtar këtë vit

  1. Me vjen mire per keto shkrime dhe eshte mire qe te shkruhet me shume,per ish sportistet qe kan qen pjesmarres ne Olimpiad,por boksieret tan kan marr pjes dhe ne te gjitha kampionatet dhe turnet e mundeshme.

  2. egziston nj boksier shqiptare ne londer ay eshte ibrahim balla i cili garon per australin dhe sonde fitoi ndeshjen e pare kunder marokos me rezulltat 16:16 shpresojm qe te ngjitet edhe me larte

  3. e kam pare ndeshjen live ka qen nje ndeshje shum shu e bukur nga ana e balles dhe jam i sigurt se edhe detelinin ka me e kalu,sa i perket ndihmen gjithmon do e keni perkrahjen time tani te shpresojm qe balla te na gezoj edhe me teper,sukses

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.