RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Zhgenjejnë amerikanët kundër rusëve në kategoritë e rënda

2 min read

Londër, 1 Gusht 2012 – Xhiroja e dytë në Lojrat Olimpike në boks kanë filluar me dështimin e amerikanëve kundër boksierëve rusë duke humbur dy përballje të drejtpërdrejta, dhe shpresat për ndonjë medalje. Në kategorinë deri 91 kg, kampioni botëror nga viti 2009, Artur Berbitiev mposhti amerikanin Michael Hunter me rezultat të ngushtë 10 me 10, por me raunde 2 me 1. Poashtu në kategorinë +91 kg, Mogamed Omarov mposhti amerikanin tjetër Dominick Breazeale bindshëm 19 me 8. Ky zhgënjim i drejtpërdrejt i amerikanëve vjen duke humbur në çdo kompeticion të boksit, si në kampionate evropiane, botërore dhe tashmë në Lojrat Olimpike. Amerikani i tretë që u eliminua ishte Jozeph Jr Diaz, i cili humbi nga kubanezi Lazaro Alvarez Estrada në kategorinë bantam. Nga kjo që po shohim amerikanët nuk do të fitojnë asnjë medalje të artë këtë vit në boks në Lojrat Olimpike. Shkëlqim të mirë dha kampioni aktual olimpik në kategorinë super të rëndë Roberto Cammarelle, cili mposhti boksierin nga Ekuadori Ytalo Perea Castillo me rezultat 18 me 10.

Rezultatet tjera të xhiros së dytë janë këto :

Kategoria Bantam (56 kg)

Lazaro Alvarez Estrada (Kuba) – Jozeph Jr Diaz (SHBA) – 21-15
Sergey Vodopiyanov (Rusi) – Vierira de Jesus Robenilson (Brazil) – 11-13
Joe John Nevin (Irlandë) –
Kanat Anutalipov (Kazakistan) – 15-10
Kanat Abutalipov (Meksikë) –
Anvar Yusinov (Taxhakistan) – 13-7
Luke Campbell (Britani e Madhe) –
Vittorio Jahyn Parrinello (Itali) – 11-9
Ibrahim Balla (Australi) – Detlin Dalakliev (Bullgari) – 10-14
Amine Mohamed Oudahi (Algjeri) – William Encarnacion Alcantra (R.Domenikane) – 16-10
Satoshi Shimizu (Japoni) – Mogamed Abdulhamidov (Azerbejxhan) – 17-22

Kategoria e rëndë (91 kg)

Artur Beterbiev (Rusi) – Michael Hunter (SHBA) – 10-10
Tarvel Pulev (Bullgari) –
Xuanxuan Wang (Kinë) – 10-7
Yamil Jara Peralta (Argjentinë) –
Chouaib Bouloudinats (Algjeri) – 13-5
Teymur Mammadov (Azerbejxhan) –
Jai Tapu Opetaia (Australi) – 12-11
Jose Gomes Laurdet (Kuba) –
Ali Mazaheri (Iran) – DQ
Tumba Silva (Angola) –
Clemente Russo (Itali) – WO
Julio Torres Castillo (Ekuador) – Sairhei Karneyeu (Bjelorusi) – 12-21

Kategoria super e rëndë (+91 kg)

Mogamedrasul Medzhidov (Azerbejxhan) – Meji Mwanba (Kongo) – RSC
Mogemed Omarov (Rusi) –
Dominick Breazeale (SHBA) –  19-8
Mohammed Arjaoui (Maroko) –
Blaise Yepmou Mendou (Kamerun) – 15-6
Ytalo Perea Castillo (Ekuador) – Roberto Cammarelle (Itali) – 10-18
Ivan Dychko (Kazakistan) –
Erik Pfeifer (Gjermani) – 14-4
Simon Kean (Kanadë) –
Tony Yoka (Francë) – 16-16
Zhang Zhilei (Kinë) – Johan Linde (Australi) – RSC
Eryslandy Savon (Kubë) – Anthony Joshua (Britani e Madhe) – 16-17

Përgatiti: Artan Vërbica

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.