RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Eliminohet Balla nga Lojrat Olimpike

1 min read

Londër, 1 Gusht 2012 – Boksieri ynë me origjinë shqiptare që garon për Australinë Ibrahim Balla është mposhtur sonte nga bullgari Detlin Dalakliev me rezultat 14 me 10. Meçi ishte shumë i përafërt edhe pse bullgari i cili konsiderohej favoritë pati punë të vështirë ndaj Ballës.  Raundi i parë u mbyll me rezultat të ngushtë 5 me 4 për Dalakliev. Në raundin e dytë u zhvillua një raund i barabartë 3 me 3. Ndërsa zhvillohej raundi i tretë ku Balla duhej të jipte gjithçka nga vetëvetja, bullagari Dalakliev me kundërsulme fitoi më shumë pikë 6 me 3, duke fituar meçn 14 me 10. Përvoja ishte pjesa fituese e bullgarit i cili ish-kampion botëror nga viti 2009 shfrytëzoi përvojën e tij. Balla 21-vjeçar do të ketë sërish raste të tjera në pjesëmarrje tjera.  Si do që të jetë ai e përmbyll këtë garë duke lënë mbresë të madhe për të ardhmen.

Artan Vërbica
1 Gusht 2012

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.