RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Agron Xhilla kundër Alexander Alekseev me 28 Shtator?

2 min read

Boksieri ynë nga Struga, Agron Xhilla do të ketë sfidën më të madhe në karrierë deri më tani, ku përball do të ketë rusin Alexander Alekseev. Ky duel do të zhvillohet me 28 Shtator në Gjermani dhe do të jetë i rëndësishëm për titullin WBO Intercontinental. Xhilla i cili është kampion aktual i brezave botëror IBF, WBO dhe WBA Youth, apo për të rinjë do të ketë ndoshta sfidën e jetës, sepse para vetes do të ketë njërin ndër më të mirë të botës në këtë kategori. Xhilla deri më tani ka zhvilluar 16 meçe profesioniste ku ka shënuar 15 fitore (11 KO) dhe një humbje, deri sa Alekseev ka 26 meçe, 23 fitore (20 KO), 2 humbje dhe një barazim. Alekseev deri më tani ka boksuar me shumë boksier cilësor si Firat Arslan, Enad Licina, Denis Lebedev, Victor Ramirez, etj.

Lajmin Kosova Boxing e mori në disa forume botërore dhe nga disa adhurues të Alekseev, ndërkohë ne komunikuam boksierin tonë Xhilla i cili aktualisht gjendet në pushime në bregdetin shqiptar në Durrës. Në pyetjen tonë se a ka diçka rreth kësaj ngjarje, Xhilla tregoi se është arritur marrëveshja por mungon vetëm edhe nënshkrimi në letër. Xhilla nuk duket i brengosur për Alekseev, por këtë meç e pret me shumë dashje.

“Jam duke pushuar dhe njëkohësisht duke zhvilluar fazën e parë  të ushtrimeve në Durrës. E di që para vetit do të kem një boksier mjaft cilësor. Shpresojë të paraqitem në mënyrën më të mirë” tha Xhilla për Kosovaboxing.org.

Artan Vërbica
24 Korrik 2012

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.