RTK

RTKLive
21 Tetor, 2021

Nuri Seferi mposht Jonathan Pasin

1 min read

Sportbox, Hemeln, Gjermani, 5 Qershor 2010 – Nuri Seferi 27-6-0 (18 KO) ka shënuar fitore kundër Jonathan Pasi 3-17-2 me vendim unanim pas gjashtë raundeve. Ky triumf vjen vetem një javë pas anulimit të ndeshjes kundër Sandro Siproshvili e paraparë të zhvillohet në parameç Klitschko dhe Sosnowski. Kjo ka qenë një luftë e mirëseardhur pas disa tentativash që të bëjë Seferi një duel në vitin 2010. Shpresojmë që shumë shpejt Seferit të aranzhohet edhe ndonjë meç me ndonjë kundërshtar të fortë dhe për ndonjë titull, mirpo dueli i kësaj jave do t`i ndihmoj të rikthen vetbesimin tek vetja. Seferi ka parashikuar që të zhvillon një duel këtë muaj në Austri për titullin WBO të Evropës por si duket tani këtë duel  organizatorët e kan shtyrë për më vonë, për muajin Shtator. “Jam shumë i lumtur që fitova këtë duel. Kundërshtari ishte i fortë dhe në çdo çast më ikte, e kishte parasysh se unë doja sa ma parë ta përfundoja luftën, mirpo kjo më pëlqeu sepse unë luftova gjashtë raunde dhe kjo edhe më mirë më dha të kuptoj se jam në formë” theksoi Seferi për Kosovaboxing.org.

Kosovaboxing.org ju sjell disa foto nga ngjarja e fundit e Nuri Seferit kundër Jonathan Pasi. E faleminderojmë stafin e boksierit tonë që na ka sjell keto foto per shiquesit tanë.

Kosovaboxing.org
7 Qershor 2010

3 thoughts on “Nuri Seferi mposht Jonathan Pasin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.