Qato shënon fitore kundër Scriven, ndërsa Cullhaj mposht Kovac
1 min readYork Hall, Bethnal Green, Londër, 4 Qershor 2010 – Kreshnik Qato 24-6-0 (4 KO) ka shënuar fitore kundër britanikut me mjaft eksperiencë në ringun profesionst Matt Scriven 14-70-0 (2 KO) me vendim unanim. Qato ka zhvilluar duel në gjashtë raunde duke dominuar plotësisht gjatë gjithë duelit. Kjo është fitorja e tretë në tre lufta këtë vit për Qaton. Ai po tregon shkelqësi si në ringjet e Londrës, poashtu edhe në ato shqiptar. Qato deri më tani është paraqitur pesë herë në Shqipëri ku e ka ngritur vlerën e boksit në Shqipëri me organizime të mirëfillta dhe me luftat e treguara.
Sporthalle, Halle an der saale, Gjermani, 5 Qershor 2010 – Armand Cullhaj 8-2-2 (5 KO) ka shënuar edhe një fitore në karierë. Tiranasi Cullhaj mposhti çekun, Rastislav Kovac me anë të pikëve pas katër raundeve. Kjo është një arritje e sukseshme për të riun Cullhaj.
Kosovaboxing.org
6 Qershor 2010
Shume bukur kto jane krenaria e kombit tone dhe perfaqesimi yne dinjitoz ne boks