RTK

RTKLive
21 Tetor, 2021

Paralajmërime: Sonte boksojnë Nuri Seferi dhe Armand Cullhaj ndërsa nesër Haxhi Krasniqi

1 min read

Pas anulimit të duelit javën e kaluar nga ana e “Klitschko Management Group” Nuri Seferi do të zhvilloj një duel sonte në Sportbox, Hemeln të Gjermanisë kundër Jonathan Pasi 3-16-2. Kjo luftë do të jetë e mirëseardhur për të, pasi këtë vit për shkak të disa problemeve të natyrës së organizimeve nuk ka zhvillua asnjë duel.

Ndërkohë boksieri nga Tirana, Armand Cullhaj 7-2-2 (6 KO) do të paraqitet në Halle an der sale, kundër sllovakut Rastislav  Kovac 25-15-1 (8 KO). Kjo do të jetë një sprovë e mirë për Cullhaj për vazhdimin e sukseve të tij. Ai disa here është paraqitur në disa arena të mëdha sikur në parameçe të Klitschkove. Cullhaj dhe Haxhi Krasniqi janë shok të mirë dhe një kohë të gjatë kanë ushtruar së bashku. Ndërkohë Haxhi Krasniqi 31-2-0 (11 KO) nesër  në Dachau do të boksoj për titullin Internacional të Gjermanisë në versionin GBO. Ende nuk kemi ndonjë informatë për kundërshtarin e tij, mirpo besojmë në triumfin e tij, kushdo që do të jetë. Krasniqi i ri, ka zhvillaur një duel këtë vit kundër Alexander Sipos ku shënoi fitore me TKO 6.

Krenar Fejzullahu
5 Qershor 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.