RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Nuri Seferi mbron titullin WBO-Europe me 24 Shtator

2 min read

Gostivar, 11 Gusht 2011 – Nuri Seferi do të mbroj titullin e kampionit evropian, versioni “WBO-Europe” me 24 Shtator në Gostivar të Maqedonisë. Lajmin e ka bërë të ditur menagjeri i Seferit, Islam Shaqiri për Kosovaboxing.org. “Kemi biseduar me Nuriun dhe kemi rënë dakord që titullin e kampionit evropian të mbrojmë sërish në Gostivar, pasi që palestra i përmbush të gjitha kriterët dhe do të kemi poashtu shumë shikues. Opcion ishte edhe stadiumi i Shkëndijës në Tetovë, por kishim frikën që koha nuk do të jetë e mirë për hapsirë të hapur në fund të Shtatorit” theksoi Islam Shaqiri. Kundërshtari i Seferit pritet të mësohet shumë shpejt dhe kjo do të bëhet brenda disa ditëve. “Do të konsulltohemi dhe do të zgjedhim alternativën më të mirë për kundërshtar, pasi do të shofim që ky meç të afroj më shumë Nuriun në ranglistën botërore, që në një të afërme të shkurt të sfidojmë edhe brezin e kampionit botëror” tha Shaqiri.

Kosova Boxing kontaktoi edhe boksierin më të mirë të vitit 2010 nga agjencioni jonë, në të cilën Seferi ishte mjaft i lumtur që sërish do të mbroj titullin në vendlindje. “Jam i kënaqur që do të mbroj titullin e kampionit evropian sërish në Gostivar. E faleminderoj Islamin i cili e ka bërë të mundur që unë sërish të mbroj titullin në vendlindje” theksoi Nuri Seferi për Kosovaboxing.org. 

Nuri Seferi vitin e kaluar në muajin Dhjetor kishte mbrojtur titullin e kampionit evropian të versionit WBO kundër Douglas Otieno me vendim unanim pas 12-raundeve. Kjo do të jetë  hera e dytë që Seferi do të mbron titullin e kampionit evropian. Nuri Seferi aktualisht radhitet në pozitën 4-të në versionin WBO dhe fitorja do t`a përmisoj edhe më shumë në ranglistën botërore të WBO-së.

E faleminderojmë menagjerin e vëllezërve Seferi, Islam Shaqirin dhe Nuri Seferin për lajmin ekskluziv për agjencionin tonë.

Artan Vërbica
11 Gusht 2011

1 thought on “Nuri Seferi mbron titullin WBO-Europe me 24 Shtator

  1. Ju falemenderojm shumë Kosova boxing per punen e juaj te palodhshme. Keni qene gjithmone me ne dhe keni respekt Z.Artan Verbica

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.