RTK

RTKLive
23 Prill, 2024

Muriqi rikthehet me 9 Shtator në Michigan State

2 min read

Elvir Muriqi do të rikthehet në ring me 9 Shtator në Michigan State në Detroit. Muriqi i cili meçin e fundit e zhvilloi në fund të muajit Dhjetor të vitit të kaluar kundër Daniel Judah, të cilën e fitoi me vendim unanim pas 10-raundeve, do të ketë meçin e parë këtë vit. Boksieri ynë ende nuk e dinë se cili do të jetë kundërshtari i tij, mirëpo spekulohet të jetë amerikani me përvojë Rubin Williams, i cili është një boksier mjaft i respektuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kosovaboxing.org kontaktoi boksierin tonë me të cilën boksieri ynë ka filluar përgaditjet. “Kam filluar përgaditjet dhe kam pranuar ftesën e menagjereve nga Detroidi për me 9 Shtator. Kisha edhe një ofertë nga kompania Havoc Promotion nga New York-u për një meç në New York me 10 Shtator, por e refuzova pasi ata nuk u treguan serioz në meçin që isha paraparë të zhvilloj në Prill ku nuk më gjeten kundërshtarin, dhe për këtë arsye iu revanshova. Poashtu oferta nga Michigani është më e mirë” theksoi Muriqi për Kosovaboxing.org. Ndërkohë në adresë të Kosova Boxing ka arritur një ofertë nga menagjeri Joe Cintron nga Washingtoni i cili pëlqehet boksieri ynë dhe kërkohet marrëveshje. Në ditët në vijim do të shifet se sa serioz janë zyrtarët nga Washingtoni. Muriqi deri më tani ka zhvilluar 43 meçe profesioniste duke shënuar 38 fitore (23 KO), dhe ka pësuar 5 humbje. Karriera e tij është ende në sipër dhe konsiderohet ndër boksierët më të mirë në botë në kategorinë gjysmë të rënd.

Artan Vërbica
13 Gusht 2011

4 thoughts on “Muriqi rikthehet me 9 Shtator në Michigan State

  1. bokseri madh je elvir muriqi ishala me fitore me 9 shtator uroj sukses te madh pershndes nga Prizreni mahmut gorda do ta presim ne rezultat te mir me 9 shtator pershndes sukses

  2. Rubin Williams e mposhti edhe une qe nuk kam lidhje me boks. Ai i ka 13 humje me radh, tash elviri ja shton te 14 humbje. E ka pas puna e Elvirit, ka qene kur ka qene diqka amo ska arrit sa presim na shqiptart.

  3. edhe diqka “nder bokseret me te mire ne bote” edhe ju Autoret e boni mizen Elefant kaniher. Mos ja kjani nenen…. ai eshte ne pozite 61 ne liste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.