RTK

RTKLive
30 Prill, 2024

Nimani kundër Ameri këtë fundjavë

2 min read

Besar Nimani do të zhvillon meçin e tij të 7-të profesionist këtë fundjavë me 20 Gusht, kundër gjermanit të natyralizuar nga Afganistani, Dominik Ameri në Bernau të Berlinit. Nimani i cili ka bilanc 100% me fitore në 6 meçe, ai  poashtu të gjitha i ka fituar me ndërprerje, dhe do të synon që edhe këtë meç të përfundoj para kohe. Ai deri më tash ka treguar progres të jashtëzakonshem në boksin profesionist dhe karriera e tij është gjithmonë në rritje. Kundërshtari i tij Ameri ka 4 meçe profesioniste ku ka shënuar 2 fitore dhe ka 2 humbje. Ameri cilësohet si boksier i fortë me mjekër të fortë, por këtë do të shofim se si do t`a dëshmojë kundër boksierit tonë. “Më kanë informuar se Ameri ka një mjekër të fortë dhe duron shumë goditjet, por do të shofim se sa do të jetë i denjë kundër meje, dhe sa do të duron” thekson Nimani duke qeshur për Kosovaboxing.org. Nimani edhe gjatë verës nuk i ka dhënë vetit ndonjë pushim dhe ka stërvitur mjaft shumë për duelet e radhës që e presin gjatë këtij viti. Ai me 15 Tetor do të dyluftoj edhe për titullin vakant internacional të Gjermanisë në peshën e mesme. “Nuk kam dashur ti gëzohem fitoreve të para në boksin profesionist, prandaj jam duke u përgaditur për sfidën e parë për titull që më pret me 15 Tetor. Ky meç erdhi në një kohë shumë të mirë pasi do të më jap më shumë motivë dhe besim para përballjes për titullin internacional të Gjermanisë” tha Nimani. Pas këtyre dy meçeve Nimani pritet të ketë edhe disa meçe interesante deri në fund të vitit.

Artan Vërbica
18 Gusht 2011

3 thoughts on “Nimani kundër Ameri këtë fundjavë

  1. Kam ndegju se kish perspektiv kyfar bokseri… du me shku ni dite e me vizitu e besoj se i ka hak hymjen me pagu…

  2. Shko valla se nuk ka me te shku paret posht se ki qka me pa nje Blic
    Besari do te jet shembull ne Boksin ne kategorin e tij

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.