RTK

RTKLive
2 Maj, 2024

Arnold Gjergjaj kundër Tomas Mrazek me 20 Gusht

1 min read

Foto : Kosovaboxing.org

Arnold “The Cobra” Gjergjaj do të zhvillon meçin e 12-të profesionist në karrierën e tij këtë shtune me 20 Gusht në kryeqytetin zvicran në Bern. Gjergjaj i cili ka rekord prej 11-0 (7 KO) do të ketë për kundërshtar çekun Tomas Mrazek 6-32-5 (5 KO). Ky meç do të jetë i pari për Gjergjaj i cili do të zhvillon në tetë raunde dhe kundërshtari përkundër disa humbjeve, ai është me mjaft përvojë dhe pritet një duel interesant. Gjergjaj është pregaditur mjaft mirë për këtë meç ku për sparring partner ka pasur italianin perspektiv Matteo Modugno 8-0 (3 KO) dhe ky sparring do ti shërbej boksierit tonë mjaft shumë për duelin e radhës. Në mbrëmjen e boksit në Bern do të ketë edhe disa duele profesioniste dhe amatore, mirëpo një meç interesant do të zhvillohet në boksin amator ndërmjet boksierit tonë Kreshnik Nikqit dhe zvicëranit Mischa Nigg. Rreth kësaj mbrëmje Kosova Boxing do t`ju sjell lajme ekskluziv nga organizatori

Shpend Ahmeti
19 Gusht 2011

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.