RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Nuri Seferi ishte pranë fitores, por i mungoi përqendrimi

2 min read

Artan Vërbica

nuri-seferi-123Goppingen, Gjermani, 17 shtator 2016 – Ikona e boksit shqiptarë, Nuri Seferi (37-8-0, 21 KO) ka qenë pranë fitores ndaj turkut Firat Arslan (38-8-2, 23 KO) për titullin WBO të Evropës në kategorinë kruzer. Ai shpalosi njërën ndër meçet e mira në karrierë, por në raundet e fundit i mungoi përqendrimi i vazhdueshëm që t`a thejë turkun Arslan, i cili ishte hija e atij boksieri që ishim mësuar ta shohim.

Që në raund të parë Nuri Seferi filloi vrullshëm duke dhënë disa goditje të pastërta dhe fituar këtë raund. Raundi i dytë dhe i treti ishin të barazpeshuar ku pati goditje të herë pas hershme nga dy boksierët. Në raundin e katërt shfaqet i rrëzikshëm sërish Seferi i cili në disa momente ishte më i përqëndruar dhe goditjet e tij dukshëm lëndonin Arslanin. Në raundin e pestë Arslan pati raund të mirë ku fitoi këtë raund, ndërsa që Seferi u tregua i rrëzikshëm vetëm në fund të raundit. Në raundin e gjashtë sërish shkëlqen Seferi duke dominuar raundin, ku ai në gjashtë raundet e para udhëhiqte me një apo dy pikë ndaj Arslan. Në raundet në vazhdim Seferi pati strategji të gabueshme, ai filloi lojën me kokë duke pranuar goditje duke dashur ta lodhë kundërshtarin dhe kjo i dha fitoren Arslanit ku pati më shumë goditje nga raundi i 7-të deri te ai i 12-të.

Nuri Seferi gëzoi të gjithë të pranishmit dhe të gjithë ata që kanë besuar në te. Edhe pse humbi ai duhet të jetë krenar me atë që tregoi dhe jo rastësisht Kosova Boxing tre vite më parë futi emrin e tij ndër më të famshmit e të gjitha kohërave të boksit shqiptarë, duke marrë epitetin “IKONË e BOKSIT SHQIPTARË”.

www.kosovaboxing.org 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.