Char me vështirësi fiton Seferin
2 min readArtan Vërbica
Goppingen, Gjermani, 17 shtator 2016 – Manuel Char (30-4, 17 KO) me vështirësi të madhe ka arritur të fitoj boksierin tonë Sefer Seferi (21-1, 19 KO). Pas 10-raundeve të forta ishte Char që doli fitues me vendim unanim. Tre gjyqëtarët i dhanë fitoren libanezit me nënshtetësi gjermane, Char, 96-93, 98-95 dhe 98-96. Dueli ishte i vlefshëm për titullin vakant WBA International në kategorinë e rëndë.
Seferi luftoi si luan dhe nuk iu frikësua në asnjë moment libanezit 10 cm, më të gjatë dhe 13 kilogramë më të rënd. Kishte vetëm 10 ditë kur e pranoi meçin me Char dhe kjo tregon superiotetin që sonte tregoi Seferi. Ishte pikërisht përgatitje jo e mjaftueshme e Seferit për të treguar më mirë vetvetën, por duhet të jetë krenar ai dhe gjithë ne për performancën e treguar.
Dalja në ring e Sefer Seferit i dha emocion çdo shqiptari, sikur se atyre që kishin shkuar për ta përkrahur dhe poashtu atyre që nepërmjet televizionit e përcollën. Kur hymni kombëtar shqiptarë filloi të intonohej Seferi kapi flamurin duke e mbajtur në zemër, kjo rriti adrenalinën te çdo shqiptarë. Thirjet nga publiku ynë “O sa mirë me qenë shqiptarë dhe Besa-Besë” i dhanë forcë Seferit që në fillim ti vërsulet Char-it, i cili nga fillimi Seferi e sulmoi. Seferi ishte mjaft i mirë deri në raundin e gjashtë kur atëhere i mungonte përgatitja fizike, por ai vazhdoi dhe u mbajt deri në fund. Në raundin e dhjetë u gjend në nokdovn por u ngritë dhe vazhdoi.
Me këtë meç Sefer Seferi fitoi edhe më shumë fanca nga e gjithë bota, sidomos nga shqiptarët, sepse tregoi karrakter të madhë.
Në fund respekt të madh tregoi edhe Manuel Char, ai kapi flamurin shqiptarë duke e mbajtur bashkë me Seferin dhe poashtu me duar bëri simbolin kombëtar shqiptarë. Në përkrahje në kënd Seferi pati dy boksierët tanë Arnold Gjergjaj dhe Agron Xhilën.
www.kosovaboxing.org