RTK

RTKLive
24 Prill, 2024

Canelo dhe Smith, sonte përballja

2 min read

canelo-vs-smithSaul Canelo Alvarez do të jetë pranë një sfide të vërtetë sonte kur do të përballet me britanikun Liam Smith të pamposhtur deri më tani i cili është edhe kampion i botës në versionin WBO në kategorinë gjysëm të mesme. Dueli do të zhvillojet në Arlanda, Cowboys Stadium në Texas të SHBA-ve.

Ky meç për Canelon do të jetë më i vështiri pas atij që e pati me 2014 kundër Floyd Mayweather, të cilën e humbi, ku mbetët humbja e parë e tij në karrierë. Canelo ka të regjistruar 47 fitore (33 KO) dhe një barazim karshi një humbje nga Mayweather në gjithsejt 49 meçe, ku sonte do të ketë meçin e 50-të në karrierë. 

Liam Smith konsiderohet boksier shumë i mirë dhe jo rastësisht ai është kampion botëror në versionin WBO i cili titullin e botës e fitoi në dhjetor të vitit kundër britanikut tjetër, Jimmy Kilrain Kelly me nakaut teknik në raund të 6-të. Ai sukseshëm mbrojti titullin në muajin qershor ndaj malazesit Predrag Radosevic me nakaut në raund të dytë. Smith deri më tani ka zhvilluar 24 meçe në boksin profesionist i cili ka bilanc prej 23 fitoresh (13 KO) dhe një barazimi në gjithsejt 24 meçe.Por beteja e nesërme do të jap shumë nga ky meç, superiotetin që ka Canelo dhe kalibrin e boksierit që është Smith, a i takon nivelit të klasit botëror. Shumë ekspertë besojnë që Smith mund ta mposhtë Canelon. Meksikani ka pasur probleme me peshë dhe mezi ka arritur në peshën 69.9 kg për këtë meç. Ndoshta dhe jo diciplina e tij do të jetë edhe një përparsi sonte. Sonte në Texas pritet të jetë prezent edhe legjenda e boksit Floyd Mayweather, i cili ka paralajmëruar rikthimin në ring dhe sipas ekipit të tij nëse Smith triumfon, atëherë ai do të jetë kundërshtar i Mayweatherit.

Kosovaboxing.org
17 shtator 2016 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.