Usyk befason Glowackyn e mposht në Poloni
1 min readErgo Arena, Gdansk, Poloni, 17 shtator 2016 – Ish-kampioni olimpik nga “Londra 2012”, Oleksander Usyk ka mposhtur polakun Krzysztof Glowacky me vendim unanim pas 12 raundeve, duke ia rrëmbyer titullin e kampionit të botës në versionin WBO.
Edhe pse shumë e konsideruan këtë meç të guximshëm për ukrainasin, ai nuk u frikësua duke pranuar meçin dhe duke fituar në Poloni. Usyk para kësaj përballje pati bilanc prej 9 fitoresh (9 KO), ndërsa të dhjetën e fiton me vendim unanim por shumë të vlefshëm. Për Glowackyn kjo ishte humbja e parë në karrierë pas 26 fitoresh (16 KO).
Gjithçka shkoi mirë për 29-vjeçarin Usyk i cili ishte brilant në çdo raund, ndërsa Glowacky mundohej me një goditje ti jep fund përballjes por ishte e pamundur.
Usyk është pjesë e ekipit “K2 Promotion” dhe ai dha epitetin e ekipit të Klitschkove pasi e paralajmëruan botën se pas Golovkinit, do të jetë edhe një boksier tjetër i tyre që do të ndëgjohet për te, e sonte u dëshmua vërtetë Usyk.
Kosovaboxing.org
18 shtator 2016