RTK

RTKLive
20 Maj, 2022

Nuri Seferi i gatshëm për Herelius

2 min read

nuri seferi Nuri Seferi është i gatshëm që të kthehet në pedistrialen e boksierëve më të mirë në botë në kategorinë kruzer. Ai në muajin tetor  radhitej i 4-ti në versionin WBO, por në muajin nëntor u largua nga TOP-15 nga WBO pasi nuk kishte boksuar për më shumë se 13-muaj. Por, kjo nuk e shqetëson bokiserin tonë i cili me fitore ndaj Steve Herelius do të kthehet sërish në ranglista botërore, dhe jo vetëm në WBO, por edhe në versionet tjera si WBC, WBA dhe IBF.

Ai këtë të premte me 20 dhjetor do të kryqëzoj dorëzat ndaj njërit ndër boksierët më të mirë në kategorinë kruzer, franqezin Herelius, i cili gjatë karrierës së tij ka mposhtur boksier të mëdhenjë si, Firat Arslan, Lubos Suda, Jean Marc Monrose, etj. Sikurse për Seferin, ashtu dhe për ish-kampionin Interim botëror në WBA, Herelius, ky meç do të jetë mjaft e rëndësishëm për karrierën e tyre, pasi të dytë kërkojnë rastin që me 2014 të sfidojnë titullin e kampionit të botës.

“Jam përgatitur shumë mirë dhe do të kërkoj fitoren ndaj Herelius. Do të jetë një sfidë e madhe dhe e rëndësishme për mua, prandaj do të kërkoj fitore. Gjithçka ka shkuar sipas planit dhe besoj në triumfin tim” theksoi Seferi për Kosova Boxing.

Seferi do të udhëtoj nesër për Hamburg për të pritur përballjen i qetë. Nga informata që posedon agjencioni ynë, shumë bashkatdhetar tanë nga të gjitha viset e Evropës do të udhëtojnë drejt Hamburgut të premten për të përkrahur boksierin tonë. Ky meç do të transmetohet drejtpërdrejt në televizionin sportiv Eurosport nga ora 21:00.

Kosova Boxing poashtu do t`ju sjell pamjet nga matjet zyrtare një ditë më parë nga Hamburgu.

Artan Vërbica
17 dhjetor 2013

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.