RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Gjergjaj kundër Gilberto Domingos me 26 dhjetor

1 min read

gjergjaj vs. dominguesArnold Gjergjaj do të përballet me brazilianin Gilbert Matheus “el Magico” Domingos në Bern të Zvicrës me 26 dhjetor. Meçi do të zhvillohet në tetë raunde dhe e vlefshme për plasmanin e mëtutjeshme të tij. Kundërshtari i tij Domingos deri më tani ka zhvilluar 22 meçe profesioniste me bilanc prej 21 fitore (19 KO) dhe një humbje. Ai ka qenë kampion i Amerikës Jugore dhe Brazilit, por në kategorinë gjysëm të rënd.

Kosova Boxing ështe mediumi i parë që konfirmon kundërshtarin e tij. “Po, është 100% që unë do të ndeshem më Domingos. Është kundërshtar i qëlluar. Kam punuar shumë për rikthimin tim dhe me 26 dhjetor synoj fitoren e radhës” theksoi Gjergjaj për Kosova Boxing.

Gjergjaj kishte një lëndim dhe qëndroi larg ringut nga muaji maj. Ai ishte në fazën e përgatitjeve me boksierin perspektiv Tyson Fury kur pësoi një lëndim. Për Gjergjaj ky do të jetë meçi i tretë këtë vit. Ai kishte ofertë të boksoj edhe kundër Dereck Chisora për titullin e EBU-së, por oferta dhe kushtet e lojës ishin jo serioze, andaj Gjergjaj po ecë me hapa të sigurtë drejt udhëtimit të kreut. Gjergjaj premton në të ardhmen dhe vetëm koha do të tregoj se kur do të sfidon një titull të madh. Viti 2014 mund të jetë i tij …

Artan Vërbica
15 dhjetor 2013

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.