RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Cullhaj humb përballjen në Azerbejxhan

3 min read

A. CullhajGabala, Azerbejxhan, 14 dhjetor 2013 – Boksieri ynë perspektiv Armand Cullhaj nuk ka arritur të triumfoj në Gabala të Azerbejxhanit. Dueli që ishte parashikur të jetë i nxehtë dhe misterioz, ashtu dhe doli, ku në fund tre gjyqëtarët i dhanë fitoren boksierit vendas Vusal Aliyev.

Cullhaj kishte udhëtuar në Azerbejxhan për fitore, duke e ditur se vetëm me nakaut do të sjell fitoren në Shqipëri, por ky fat nuk e përcolli. “Kishim gjashtë raunde të forta dhe jam i kënaqur me përfaqësimin tim. Të gjithë ne boksierët jemi dëshmitar që po se nuk e nakautove boksierin kundërshtar në arenën e huaj, në fund do të pret gjykimi kundër teje” theksoi Cullhaj për Kosova Boxing.

Humbja e tij ndikoi me disa ndryshime dhe malltretime të njohura në boksin profesionist. I gjithë stafi i tij kishte ditur se meçi Cullhaj dhe Aliyev do të zhvillohet në kryeqytetin Baku, dhe me të arritur në aeroportin e Baku-s, atyre iu kumtua se meçi do të zhvillohet në një qytet tjetër, Gabala, rreth 300 km nga Baku.

“Me të arritur kuptova që kishte një lojë tjetër. Ne ishim të lodhur sepse kishim ndrruar dy aeroplanë, Tiranë-Stamboll dhe Stamboll-Baku dhe pastaj na malltretuan deri në qytetin Gabala për pesë orë me veturë duke na dërmuar. Dhe një rast pritem edhe një orë në veturë, kinse vetura ishte prishur dhe deri sa erdhi tjetra për të na marrë. Aty ishte ftohtë ku pritëm edhe një orë tjetër. Kishim 24-orë, besoni apo jo, por unë isha i motivuar të fitoj dhe kjo lojë nuk më dekoncetroi. Edhe klimatizimi e bëri të vetën, por kjo është një përvojë e mirë që edhe unë duhesha ta shijoj” thekson Cullhaj që është krenar me përfaqësimin e tij.

Dueli kishte qenë i përafërt, por ata që e shikuan e panë se Cullhaj ishte për një nuancë më i mirë. Kosova Boxing vlerësoi 4 me 2 në raunde në të mirë të Cullhaj. “Po, pajtohem me gjykimin tuaj. Nuk dua të them se fitova të gjitha raundet, por katër ishin të mijat dhe dy të kundërshtarit. Dhe në fund gjyqëtarët më dhanë fitoren mua, por ishte promoteri dhe presidenti i federatës së Azerbejxhanit, që ndërhynën në lista të vlerësimit dhe mua më ndrruan rezultatin. Këtë më tha edhe gjyqëtari i versioninit IBF-it, gjermani Sergey Ensh, ku më kërkoi falje duke më thënë se kishte presion dhe kishte frikë” tha Cullhaj.

Gjykimi në fund ishte ky, Nills Assel 59-54, Igor Andrychuk 58-55 dhe Sergey Ensh 58-57 në të mirë Aliyev.

Humbja e Cullhaj nuk do demotivoj atë, për kundër do ta bëjë atë më të fortë për të ardhmen i cili ka synime të mëdha në të ardhmen. Kjo humbje e ka bërë krenar duke ditur se ka fituar meçin, dhe do të vazhdoj para duke kërkuar suksesin.

Përgatiti: 
Artan Vërbica
15 dhjetor 2013

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.