RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Brahmer heroi i ri i Saurlandit

2 min read

Jurgen Brahmer vs. Carlos OliveiraMecklenburg-Vorpommernm Gjermani, 14 shtator 2013 – Reputacionin që e kishte ekipi i njohur gjerman, Saurland me vite të tëra në Gjermani por edhe në Evropë, kishte filluar dukshëm t`a humbë në kohën e fundit. Dhe kjo nga rënja nga skena e shumë kampionëve, që humbën titujt e tyre dhe shkëlqimin në përgjithësi, si Arthur Abraham i cili humbi nga Robert Stieglitz, pastaj humbja e Alexander Povetkin nga Wladimir Klitschko, dhe meçeve monotonues të Marco Huck kundër Ola Afolabit dhe Firat Arslanit. Kjo ka ndikuar që edhe sponzori i tyre kryesor, televizioni ARD 1 të mendoj të shkëput kontratën me Saurland.

Por, sonte doli një boksier tjetër që arriti të fitoj një titull kampioni të botës duke e bërë tërë gjermanin krenare dhe vetë Wilfred Saurlandin, por edhe televizionin ARD 1. Ai është Jurgen Brahmer, i cili mposhti boksierin amerikan Marcus Oliveira me vendim unanim pas 12-raundeve. Brahmer ishte më i mirë gjatë gjithë duelit, ndërsa në raundin e dhjetë e shkundi duke e hedhur në gjunjë duke detyruar gjyqëtarin ti numëroj. Oliveira pati rastin në raundin e fundit të 12-të, por ishte shumë vonë për të fituar. Në fund gjyqëtarët e vlerësun me 115-112, dhe dy me nga 117-110. 

Me këtë fitore Brahmer u shpall kampion i botës në versionin WBA, por ky version ka edhe kampionin tjetër botëror, Berbeit Shumenovm “Super WBA Champ”. Dueli i dy kampionëve të WBA-së mund të ndodh në vitin 2014.

Me këtë fitore Brahmer arriti rekordin e tij personal, 42 fitore (31 KO) dhe dy humbje. Ndërsa për Oliveira kjo ishte humbja e parë në karrierë. Ai para këtij dueli kishte 25 fitore (20 KO) dhe një barazim.

Kosovaboxing.org
15 dhjetor 2013

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.