Gashi në Bern për fitore
2 min readPas humbjes aksidentale me 27 korrik ndaj italianit Paolo Lazzari në Piacenza të Italisë, Disarjot Gashi është mobilizuar për duelin e ardhshëm, dhe që të harroj këtë humbje duke kërkuar suksese të tjera. Atë botë Gashi ishte dominoi ndaj Lazzarit, por në raundin e katërt lëndoi krahun duke mos mundur të lëviz të gjithë dorën dhe kjo e shtyri atë të dorëzoj meçin. Tani pas gjashtë muajve Gashi rikthehet duke mos dashur të vajtoj atë përballje të humbur. Ai është i koncetruar për fitoren e re të cilën do të kërkoj me 21 dhjetor në kryeqytetin zvicëran në Bern.
Kundërshtari i tij do të jetë bullgari Styllian Kostov i cili gjatë karrierës së tij ka shënuar 10 fitore (7 KO) dhe ka pësuar tre humbje. Kostov është kampion aktual i Bullgarisë në kategorinë e mesme. Ai titullin e Bullgarisë e fitoi muajin e kaluar ku mundi Daniel Borisovin me ndërprerje në raundin e tetë. Gashi këtë vit ka pasur edhe dy përballje tjera në Kosovë, njëren në Pejë dhe në Prishtinë. Ai kishte mposhtur Valentin Stoychevin me vendim unanim dhe hungarezin Jozsef Geberecz me ndërprerje në raundin e gjashtë.
Gashi ka rekord në boksin profesionist me 13 fitore (8 KO) dhe tre humbje. Dueli i së shtunës do të jetë mjaft i rëndësishëm për ecurinë e tij. Dueli do të jetë në tetë raunde.
Artan Vërbica
19 dhjetor 2013